Lushtaku jep dorëheqje nga Drenica, tregon arsyet

Tahir Lushtaku jep dorëheqje të parevokueshme nga  pozita e kryetrajnerit të Drenica e Skenderajt.

Lushtaku tregon arsyet e dorëheqjes nga ekipi i elitës së futbollit të Kosovës.  

“Kam dhënë dorëheqje dhe nuk do të jem kryetrajner i FC Drenica. 

Arsyet e largimit tim, besoj janë të njohura për publikun e që kryesisht kanë të bëjnë me situatat dhe problemet brenda klubit dhe jo vetëm ato financiare, por për gjithë këto gjëra do të flas ditëve në vijim.

Dorëheqja ime vjen edhe për shkak të karakterit dhe personalitet tim të ndërtuar me punë të madhe profesionale dhe djers, dhe nuk jam nga ata persona që tentoj të krijoj personalitet dhe karakter në emër të dikujt tjetër, sikurse bejnë disa persona brenda dhe jashtë klubit.

Dua të falënderoj Presidenten e klubit, Mihane Kodra – Bekteshi, 

Falenderoj bashkëpunëtorin tim, ish-drejtorin sportiv, Besim Bajraktari,
Stafin tim në shtabin teknik,

Faleminderit nga një pjesë të futbollistëve të ekipit,
Gjithashtu një falendërim i veçant për tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’”,
njofton Lushtaku.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zbulohen detajet shokuese! Burri 79-vjeçar e vrau në mes të restorantit, këngëtarja kishte 2 muaj që përpiqej të…

Story i radhës

Kur ish ministri I regjimit, Miloshovski flet për “drejtësi”

Të fundit nga