Zbulohen detajet shokuese! Burri 79-vjeçar e vrau në mes të restorantit, këngëtarja kishte 2 muaj që përpiqej të…

Këngëtarja 21-vjeçare, Yrma Lydya u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj 79-vjeçar. Ajo kishte dy muaj që përpiqej që të ndahej nga avokati Jesús Hernández para se ai ta vrsite brenda një restoranti në Mexico City. Lydya ishte duke ngrënë në një restorant japonez kur Hernández e qëlloi të enjten e kaluar.

Gazeta meksikane Excelsior raportoi se artistja e muzikës popullore iu drejtua një firme të njohur ligjore në Mexico City në prill për të filluar procesin e divorcit pas një sërë incidentesh të dhunës në familje. Si provë, ajo kishte paraqitur disa foto ku shihet me fytyrën e nxirë.

Lydya paraqiti një raport policie pasi Hernández e rrahu në dhjetor 2021.

Ai gjithashtu e kishte kërcënuar me armë në një rast tjetër.

Pavarësisht episodeve të dhunshme, Lydya vendosi t’i jepte martesës së saj një shans të dytë. Nuk dihet se sa kohë Lydya ishte e martuar me Hernández.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Nxehtësi dhe thatësirë ekstreme, ndodh fenomeni i pazakontë – flasin ekspertët

Story i radhës

Lushtaku jep dorëheqje nga Drenica, tregon arsyet

Të fundit nga