Lushnja e inauguron me fitore fushën e re të stadiumit, gjen pikët e para përballë Besëlidhjes në shtëpi!
Lushnja arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi përballë Besëlidhjes në javën e tretë të Kategorisë së Parë.
Vendasit e nisën mirë takimin të cilët shënuan dy herë, por përpara fundit të pjesës së parë, lezhjanët gjetën dy herë rrjetën brenda dy minutave.
Në minutën e 84’ ishte Pepa i cili shënoi dhe i dha vendasve tre pikët e para për këtë sezon, duke inauguruar fushën e rikonstruktuar të stadiumit “Roza Haxhiu” me një fitore.
Kështu Lushnja ngjitet në vendin e 9-të me 3 pikë, ndërsa Besëlidhja qëndron në vendin e 6-të me katër pikë.
REZULTATI:
LUSHNJA 3-2 BESËLIDHJA
Canka (P) 6′, Pepa 25′, 82′ / Da Silva 42′, Shehu 43′.