Romelu Lukaku është lojtari më i ri i Interi pasi e ka kompletuar rikthimin ne këtë skuadër pasi Interi dhe Chelsea kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarit për një sezon.
Në fjalët e tij të para si lojtar zikaltër, Lukaku ka thënë se dëshiron të bëjë shumë më mirë se sa herën e kaluar te Interi.
“Është ndjenjë fantastike. Ajo çfarë ne arritëm këtu para një viti ishte fantastike, ato shkojnë për tifozët, klubin dhe mua personalisht. Interi më ka dhënë shumë dhe shpresoj të bëjë edhe më mirë se herën e fundit. Tani është koha të punojmë shumë si skuadër dhe shpresoj të bëjë edhe më mirë se herën e parë”, ka thënë Lukaku.
Për të ardhmen e tij pas një viti, agjenti i Lukakut ka thënë se kur të vijë koha, palët do të ulen dhe do të bisedojnë nëse ai do të kthehet te Chelsea, apo do të arrihet marrëveshje përfundimtare për kalimin e tij te Interi.