detaje te reja nga vrasja e 33 vjecarit ne shkoder dyshohet se kishte lidhje intime me motren e autorit 677e223df0635

Detaje të reja nga vrasja e 33-vjeçarit në Shkodër, dyshohet se kishte lidhje intime me motrën e autorit

January 8, 2025
1 minut lexim

Autori i vrasjes së Ramazan Matajt në Dragoç të Shkodrës, Arjon Hasaj, kishte dyshime se 33-vjeçari e kishte ndarë motrën e tij nga 2 marrëdhënie martesore që kishte pasur më herët.

Dyshimet janë se Mataj ka pasur marrëdhënie intime me vajzën, ndërsa burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema bëjnë me dije se në një rast Arjoni i ka gjetur të dy bashkë dhe për këtë arsye, prej kohësh, nuk e pranonin në shtëpi të motrën.

Ndikuar nga mentaliteti dhe rrethi miqësor, Arjon Hasaj, nuk ka duruar më dhe ka ndërmarr vendimin për eliminimin e Ramazan Matajt.

Ai ka rrëfyer për grupin hetimor me detaje organizimin e vrasjes, që nga hapja e profileve false në rrjete sociale për të inskenuar vrasjen, e deri tek lënia e takimit me qëllim vrasjen.

Për zbardhjen, hetuesit kanë pyetur me dhjetëra persona të zonës, të cilët dhanë indicie të konfliktit, si dhe komunikimi në celular në rrjete sociale, i cili i bindi se autori ishte banorë i zonës.

Në profilin fals Arjon Hasaj shtirej sikur të ishte vajzë që kishte tezen në Dragoç, në një shtëpi pranë ngjarjes dhe se do ta takonte Ramazanin diku në afërsi. Megjithatë, komunikimi ishte i detajuar për emërtimet e vendeve, çka i dha bindjen hetuesve që ishte i zonës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

sa ore gjume duhet te flene femijet 677e18a10780c
Story i mëparshëm

Sa orë gjumë duhet të flenë fëmijët?

konfiskimi i pasurise se pajustifikuar analisti tregon friken e madhe te pdk se 677e2bd9ddb26
Story i radhës

Konfiskimi i pasurisë së pajustifikuar, analisti tregon frikën e madhe të PDK-së

Të fundit nga

Kylie Jenner zjarr me të brendshme

Kylie Jenner vendosi një ekran të këndshëm ndërsa u zhvesh me të brendshme për të promovuar koleksionin më të fundit nga marka e saj e veshjeve Khy. Manjati i grimit, 27 vjeç,
ShkoLartë