Nga reciprociteti i Kurtit, u tërbua Vuçiqi!

Lëre, çfarë dialogu. Ku bëhet dialog me ta. Po kërkojnë t´ua marrin pronat njerëzve tan. Nuk i lejojnë ti shpalosin flamujt.

 Kërkojnë që mbi teneqe t´i mbulojnë qytet serbe. Qytetet serbe t´i mbulojnë! Duan reciprocitet për letërnjoftime. Ç´janë të gjitha këto. Unë në intervistën time e ceka se, dialogu me Kurtin e Vjosën nuk pjell gjë të mirë. Ata haptas po kërkojnë shpërbërjen e Serbisë.

Ne nuk do të intervenojmë ushtarakisht edhe pse do të kishim arsye ta bënim këtë. Unë kam thënë se jam kundër luftës. Sot miku im Rama po ashtu në bisedë me presidentin Biden, ia sqaroi se si qëndron puna e sanksioneve serbe ndaj Rusisë. Rama ia bëri me dije se Serbia ndodhet në pozitë të vështirë dhe duhet të kemi mirëkuptim për vendimin e saj.

Ky ishte gjest për t´u përshëndetur nga miku im Rama, po shikoni se si po vepron Kosova në krye me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin.

Ata kanë vendosur që me një tetor ta sulmojnë Veriun. Unë nuk mund ta lejoj këtë. NATO sot e shpalli armik Rusinë dhe e ngriti njësinë e intervenimit të shpejtë nga 40.000 trupa në 300.000 trupa, po ne duhet t´i mbrojmë interesat tona.

Nëse insistoni që Ptinin ta quani Hitler dhe Rusinë armik, atëherë çka po mbetet këtu. Rusia ishte aleati ynë shpirtëror dhe natyral, po ju po e shpallni armik.

 Pasojat po vërehen menjëherë, Kosova ende pa përfunduar takimi i NATOS e filloi aksionin kundër Veriut, Serbisë dhe popullit serb.

Ne për Kosovën jemi, sikurse Putini për Evropën dhe Ukrainën. Kjo duhet ndërprerë menjëherë. Ne jemi vendi më paqësor në rajon, po për çështje sigurie jemi armatosur si nga Rusia, po ashtu edhe nga Kina. Raketat tona janë me rreze të mesme veprimi që arrijnë deri në Tiranë. Unë jam i përmbajtshëm, por durimi ka kufi.

Unë kisha kërkuar që t´i bëni presion Prishtinës, sepse ju ishit dëshmitarë që ata nuk i lejuan as zgjedhjet e fundit të Serbisë të mbaheshin në Veriun e Kosovës, prandaj ata janë trimëruar.

Zoti Lajçak sapo e përfundoi vizitën në Prishtinë, ata e filluan aksionin e tyre kundër Serbisë dhe popullit serb.

E Kisha lutur EU, SHBA, NATON, Perëndimin, OKB, shtetet arabe dhe Turqinë që sa më parë t´i ndalin hovin Kosovës kundër Serbisë dhe popullit serb. Unë nuk mund të lejoj që të poshtërohet populli serb dhe Serbia.

Nëse ju jeni orientuar që të gjithë, bashkërisht kundër Putinit, Rusisë dhe popullit rus, këtë nuk duhet ta bëni edhe kundër Serbisë dhe popullit serb.

Unë e kam bërë të qartë se Serbia është e pozicionuar drejt perëndimit, po të njëjtën kohë duam marrëdhënie të mira vëllazërore edhe me Rusinë dhe Kinën. Këto janë interesat tona strategjike, që prej tyre nuk mund të heqim dorë. Për këtë u lus që të keni mirëkuptim për mua dhe popullin tim.

Prapë po apeloi në ju, ndaleni Prishtinën, Kurtin dhe Vjosa Osmanin. Dikur mund të jetë vonë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lukaku: Jam këtu për të bërë edhe më mirë se herën e parë

Story i radhës

Luftëtarët rebelë të përfshirë në shkëmbimin e të burgosurve!

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish