Luftë me efekte botërore?!

February 15, 2022
min lexim

Ndërhyrja eventuale ushtarake ruse në Ukrainë, pasojat nuk do të jenë vetëm rajonale, aq më pak bilaterale, por tektonike botërore. Rusia tani është duke promovuar një politikë e re, e cila dukshëm dllohet nga përpjekjet e kaluara nën drejtimin e Mihail Gorbaçovit dhe Boris Jelcinit për t’u integruar dhe bashkëpunuar me Perëndimin. Tani fjala është për një politikë krejtësisht të dizajnuar sipas logjikës së Luftës së Ftohtë. Në thelb, këtu është fjala për veprim mes dy koncepte kundërshtuese rajonale – njëra dyert e hapur të NATO-s dhe zgjerimet e reja, dhe e dyta – pretendimet ruse se një zgjërim i tillë I NATO-s ndeshet me sigurinë nacionale të saj, duke pretenduar në një prerje të re gjeopolitike (Jalta-2)!

E gjithë kjo hedhë hije serioze mbi politikën e ekzistuese të sigurisë ndërkombëtare dhe ekuilibrit momental të saj. Njëherit bje ndeshë edhe me parimet themelore të së drejtës dërkombëtare, të cilët garantojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të çdo shteti sovran dhe në çfardo mënyre ndalojnë përdorimin e forcës.

Nëse Rusia i qaset një pushtimi të ri të Ukrainës, me siguri do të pasonte një reagim i fortë i një numri të madhë shtetesh në bashkësinë ndërkombëtare. Disa vende tashmë po furnizojnë ushtrinë ukrainase edhe me armë të teknologjisë së re ushtarake. Përveç kësaj, Moska mund të presë një raund të ri sanksionesh dhe një kolaps pothuajse të sigurt të tubacionit baltik “Nord Stream-2” (Rrjedha Veriore-2 e gazit), për të cilin Rusia dhe Gazprom kanë shpenzuar dhjetra miliardë evra. Poashtu, kriza energjetike në Evropë do të rëndohej akoma më shumë nga pezullimi i furnizimit me gazin rus, por edhe situata financiare në Rusi do të përfundonte me një kolaps për shkak të bllokadave dhe sanksioneve. Gazi rus përbën 40 për qind të furnizimeve të kontinentit evropian. Në Gjermani është më shumë se 55 për qind, kurse nafta ruse rreth 25 për qind. Në të njëjtën kohë, Rusia ende mbështetet shumë në shitjet e lëdëve energjetike, të cilat përfaqësojnë më shumë se 30 për qind të ekonomisë së saj dhe më shumë se 60 për qind të eksporteve të saj.

Nuk ka dyshim se Rusia dëshiron të ketë ndikim të madh politik mbi qeverinë dhe shtetin e Ukrainës, kurse SHBA për vite kanë stimuluar anëtarësim të këtij shteti në NATO. Pretendimet e Rusisë mbështeten në Ukrainën lindore me shumicë ortodokse dhe pjesërisht me popullatë ruse (në lindje të lumit Dnieper), pasi pjesa perëndimore është e banuar me popullata shumicë katolike. Dihet se Rusia pat nxitur trazirat në Donbas në vitin 2014 për të ndikuar fuqishëm në qeverinë e Ukrainës dhe politikën e saj të jashtme dhe për të parandaluar hyrjen e saj në NATO. Pas shumë viktimave dhe shkatërrimeve, me ndërmjetësimin e UE-së (sidomos Gjermanisë), u nënshkrua një plan paqeje i quajtur “Minsk 2”, i cili nuk i dha rezultatet e pritura.

Interesat e shteteve janë të ndryshme. Qeveria e re gjermane, s’e ka lehtë ta humbë tregun rus, të ndeshet me ndërprerjen e gazit rus dhe me paralizimin e “Nord Stream-2”. Presidenti Bajden para do ditësh tha se ndërhyrja ruse nënkupron vdekje të “Nord Stream-2.” Mos harojmë se ndërtimi i “North Stream-2”, bie ndesh me parimet e strategjisë evropiane të energjisë. Merkel, shtatë vite më parë dënoi Rusinë për ndërhyrjen në Donbas dhe për aneksimin e Krimesë, por në të njëjtën kohë pengoi që vendet e NATO-s asaj kohe ta armatosnin Ukrainën, dhe njëherit dha leje për ndërtimin e “North Stream-2”!

Nëse fillon lufta, Perëndimi do mund të përdorin sanksione të rënda ekonomike, veçanërisht mbi bankat ruse dhe importin e pjesëve kryesore teknike, siç janë çipat etj. Kurse SHBA ka një tregti të vogël me Rusinë krahasuar me UE, i cili është partneri më i madh tregtar i Rusisë.

Turqia faktor kyq!

Kriza e fundit lidhur me Ukrainën, midis Rusisë dhe bllokut perëndimor të udhëhequr nga SHBA-të, ka përfshirë edhe marrëdhëniet midis Turqisë dhe akterëve të konfliktit të mundshëm. Kriza e fundit, që rrezikon përshkallëzimit ushtarak në Evropë, mund të hapë një faqe të re të nxehtë edhe në marrëdhëniet midis Turqisë, SHBA-së dhe NATO-s dhe Rusisë. Madje e gjithë kjo ka gjasa që të reflektohet negativisht edhe në marrëdhëniet midis e Ankarasë dhe Moskës, të cilat për vite shënonin përparim.

Turqia është në NATO-n që nga vitin 1952, dhe ka aplikuar për anëtarësim në UE që në fazë të hershme. Megjithatë, marrëdhëniet e saja në raport me të këto dy organizata, vazhdojnë të jenë sensitive dhe komplekse, madje edhe me tensione periodike. Në mes tyre janë disa çështje madhore, për të cilat ata kanë mendime të ndryshme. Në plan të parë është çështja e mbështetjes amerikane për Forcat Demokratike Siriane, të cilat Ankaraja i konsideron si organizatë terroriste dhe separatiste. Ekziston edhe çështja e mos bashkëpunimit të administratës amerikane me Ankaranë në lidhje me organizatën paralele dhe liderin e saj Fethullah Gulen, i cili jeton në SHBA, pastaj lidhur me blerjen turke të sistemit raketot mbrojtës rus S-400 etj.

Si rezultat i tyre, presioni i SHBA-së ndaj Turqisë në vazhdimsi ishtë rritur gjatë pesë viteve të fundit, madje edhe me do sanksione ekonomike ndaj zyrtarëve të qeverisë turke. Xho Bajden, madje përjashtoi Turqinë nga projekti i avionëve luftarakë F-35, në të cilin ajo ishte partnere. Edhe me UE-në situate është kthyer në fazën e para-negociatave. Rruga e saj drejt anëtarësimit tani një kohë të gjatë është e ngrirë, por edhe marrëveshja për riatdhesimin e refugjatëve, e nënshkruar me qeverinë turke të udhëhequr nga Ahmet Davutoglu në 2016, ende nuk është zbatuar plotësisht.

Këte e shfrytëzoj Rusia, e cila favorizonte Turqinë në Siri. Kjo bëri që Ankaraja për vite të dukej më e afërt me kundërshtarin e saj tradicional dhe armikun historik sesa me aleatët e saja dhe partnerët e NATO-s. Por, duket se krizat e fundit mes Rusisë dhe Perëndimit, të udhëhequr nga SHBA, mund të nxisin do ndryshime në këtë drejtim. Turqia tani është një konkurrent potencial i Rusisë në disa çështje dhe dosje nga Siria, Libia, Deti i Zi, Ballkani, e deri në Kaukaz dhe Azinë Qendrore. Prandaj, nëse SHBA-ja dhe NATO-ja duan të provokojnë Moskën në ndonjë nga këto arena, ata patjetër do të kenë nevojë për Turqinë. Sidomos se ajo është fuqia e dytë ushtarake në NATO. Turqia ka një hartë strategjike të jashtëzakonshme në rast të një konfrontimi ushtarak me Rusinë. Këto janë detet që konsiderohen vendimtare për hyrjen në Detin e Zi, pasi Konventa e Montreux (1936), ajo i jep Turqisë të drejtën të përcaktojë se cilat anije mund të kalojnë në rast të konfliktit të armatosur.

Pra, si rezultat e këtyre objektivave, retorika amerikane dhe evropiane ndaj Turqisë dukshëm ka ndryshuar kohët e fundit. Në vend të kërcënimeve, presioneve dhe sanksioneve, tani flitet për dialog, bashkëpunim dhe koordinim. Për më tepër, SHBA informuan Greqinë, Turqinë dhe Izraelin më 10 janar se kishin tërhequr mbështetjen nga projekti “EastMed”, një projekt për transportimin e gazit natyror për në Evropë, në partneritetin greko-zraelit, i cili injoronte Turqinë. Mediat turke cituan revistën ushtarake greke ku thuhej se SHBA “mbajnë anën turke, në dëm të pozicionit grek”. Disa ditë më vonë, media turke raportuan se “Greqia mori një goditje të dytë” kur kompania amerikane “Exxon Mobil” dhe “Totali” francez ngritën analizat sizmike në Mesdheun lindor në zonën e diskutueshme midis Turqisë dhe Greqisë. Madje edhe Moska tani ndjehet e zemëruar në Turqinë për shkak të shitjes së dronëve ushtarak “Bayraktar” Ukrainës. Turqia, madje mbanë qëndrimin e NATO-s për të penguar çdo veprim ushtarak rus në Ukrainë, duke bërë thirrje për një zgjidhje diplomatike të krizës, edhe pse me një ton më të butë se aleatët perëndimor.

Intervenim i kufizuar apo total?

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Rusia qe dobësuar dukshëm. SHBA dhe NATO u bënë patron i një bote unipolare. Por, tani nuk bëhet fjalë për një Rusi të viteve 1990, e cila u detyrua t’i tërheq bazat ushtarake nga shume shtete lindore. Tani Putin mendon se diçka mund të kthej nga e kaluara. Nëse kjo është e sakt, atëherë konflikti do jetë i përmasave të mëdha. Por, nëse qëllimi i vërtetë është një Ukrainë e neutralizuar dhe jashtë NATO-s, atëherë s’do ketë nevojë për konflikt me shumë viktima, por për intervenime të kufizuara, të mjaftueshëm që qëllimet të shtrohen. Putini është mjeshtër për të detyruar të tjerët të bëjnë lëvizje të duhura nën presion. Janë të mundur edhe kombinime tjera me veprime hibride, me qëllim të rrëzimit të pushtetit legjitim dhe instalimit të ndonjë marionete në Kiev.Me siguri se për shati do mund t’i shkojnë edhe fërkimet dhe thyerjet brenda NATO-s dhe UE-së.

Poqese do ndodhë një konflikt i përmasave të mëdha, atëherë lëvizjet tektonike në sigurinë ndërkombëtare nuk do përfshinë vetëm Evropën, por mbarë botën. Bota më nuk do jetë ajo që ishtë dje! Andaj, Kosova seriozisht duhet t’u qaset tepër seriozisht bisedimeve, sepse bota shpetjë po ndryshon, e me te edhe prioritetet, relacionet, relevancat, pozicionet duke krijua baraspesha tjera.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mbetjet digjen ose në lumë, ndotje masive në fshatrat e Durrësit e Krujës

Story i radhës

Rusia miraton rezolutë për njohjen e territoreve në Donbas

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë