Lufta në Ukrainë dhe sa janë shqiptarët të përgatitur?

February 24, 2022
min lexim

Po shoh në një studio televizive që një gjeneral shqiptar thotë, mos hapni panik se rezistenca ukrainase do fitojë. Shoh televizorët që thonë se nuk po rezistojnë ukrainasit. Përse përhapni panik. Luftën Ukraina do ta fitojë, etj. Nëse Shqipëria ka vërtetë gjeneralë të tillë, pika atyre që ua kanë dhënë gradën.

Thua se paniku jonë po ndikon tek morali i popullit ukrainas. Këto me siguri janë ato mendje që bunkerizuan Shqipërinë kur nuk kishte armiq. Dhe sot janë pikërisht po këto mendje që e shkatërruan Shqipërinë kur ka me shumicë armiq. Edhe brenda Rusisë pati kundërshtime. Madje Shën Petërburgu, u mbush sot me protestues kundër pushtimit të Ukrainës. Kurse në Tiranë një grusht të rinjsh mbajtën një protestë modeste përpara ambasadës së Rusisë. Megjithatë bëni mirë t’i vini gishtin kokës.

Nuk mjafton një mbledhje e sforcuar që bën presidenti të cilin deri dje donit ta shkarkonit. Nuk mbrohet kombi me mbledhje të sforcuara. As me tema bajate se përse Amerika nuk ndërhyn? Përse nuk ndërhyn NATO, etj. Dhe përse NATO dhe Amerika u futën në Kosovë etj. Shumë fare e thjeshtë, Ukraina nuk është anëtare e NATO-s. Biles për këtë aspiratë të saj, po ndëshkohet sot nga Rusia. Dhe Amerika nuk ndërhyn dot me gishtin e dorës.

Pavarsisht pretendimit apo perceptimit mbi Amerikën, vet Amerika nuk është ajo e kohëve të 20 viteve më parë. Kjo në kuptimin e ruajtësit të rendit në botë. Ka plot probleme të brendshme. Sado të bërtasin trampistët apo këta të Bidenit, Amerika ka një rënie nga formati i udhëheqësve si Regan, Bush, Klinton. Kjo u duk qartë edhe me dorëzimin e shëmtuar të Afganastanit gushtin e vitit 2021. Për sa i përket ndërhyrjes në Kosovë, realiteti ishte ndryshe. Kosova ishte akoma nën Serbinë, po ndodhnin krime kundër njerëzimit. Po masakroheshin fshatra.

Po ndodhte ajo që ne sot e kemi harruar për shkak të mllefit politik që aq me shumicë e kemi. Bëni mirë që të harroni një orë e më parë konfliktet për gjithçka. Mblidhuni kombëtarisht pavarësisht rehatisë që u ka zënë se keni NATO-n. Kur them kombëtarisht, kam fjalën Tiranë-Prishtinë.

Shikoni nëse keni akoma ndonjë depo, a ndonjë tunel për të strehuar popullatën. Përpiquni ta hiqnin qafe atë politikën gjoja shtet më vete Kosova dhe shtet më vete Shqipëria. Kujtohuni dhe pyesni veten, a keni ushtri. A keni mundësi të rezistoni? A keni mundësi të mbroheni? Se jemi shqiptarë dhe është më mirë bashkë se veç e veç. Nuk mbrohet vendi me bukurinë e Olta Xhaçkës a me atë çunin nga Korça. Zgjohuni kombëtarisht se lufta nuk është vetëm luftë, pasqyrë ballafaqimi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Presidenti ukrainas shpall mobilizim të përgjithshëm

Story i radhës

Ukraina merr mbështetje nga Turqia

Të fundit nga

ShkoLartë