Ukraina merr mbështetje nga Turqia

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka bërë të ditur se kanë marrë mbështetje edhe nga Turqia pas fillimit të luftës sot në mëngjes.

Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka thekuar se sonte ka biseduar në telefon me ministrin e Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu.

“Diskutuam hapat për të garantuar sigurinë në rajonin e Detit të Zi në prapavijë të sulmit brutal të Rusisë ndaj Ukrainës.

Ukraina pret veprime të vendosura. Siguria jonë e përbashkët është në rrezik tani”, ka thënë Kuleba.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Lufta në Ukrainë dhe sa janë shqiptarët të përgatitur?

Story i radhës

Foshnjet që rriten në praninë e një qeni janë më të shëndetshme

Të fundit nga