Lufta në Ukrainë dhe “fenomenologjia e shpirtit”….!

March 14, 2022
min lexim

“Miqtë e mi, qeni nuk e ha qenin; luanët e egër nuk i shpallin kurrë luftë njëri-tjetrit’, as gjarpëri nuk e sulmon gjarprin; ka paqë mes bishave ose kafshëve të egra. Vetëm “kafshët e larta” njerëzore, politike ose ushtarake, nuk gjejnë dot paqë dhe qetësi me njëri tjetrin.” (Erasimo Roterdamski)

“Kafshët janë në zotërim të pavetëdijshëm të vetvetës, shpirti i tyre në zotërim të trupit e jo të mendjes (logjikës), koshiencës ose intelektit. Prandaj, nuk kanë të drejtë të zotërojnë ose komandojnë me jetën ose trupin e tyre, sepse nuk i duan dhe s’i njohin ato.”( George Wilhelm Friedrich Hegel)

U mor vesh se interpretimët ose këndvështrimet e ndryshme praktike dhe teorike të veprës së njohur të Jean Paul Starterit me titull “Qenja dhe hiçi”, i bëjnë me të qarta dhe me të lakuriquara ose identifikuese idetë, teoritë ose paraftyrimët e ndryshme, sipas të të cilave “speciet ose qenjet njerëzore, nuk mund të mbijetojnë ose ekzistojnë pa luftëra ose konfikte të vazhdueshme kundër njeri tjetrit ose ndaj njëra tjetrës. 

Kjo për faktin se në shëmbullin ose rastin e mesipërm të Zhan Pol Sartërit :”liria ime, liria jote, liria juaj ose liria jonë, nuk mund të realizohën tërësisht, veçse mbi dëmin, robërinë ose fatkeqsinë e të tjerëve, apo të dikujt tjetër.”

 Ndaj, edhe intersubjektivizmi, interspirtualizmi ose interkomunikimi  i kualifikuar, elokuent, intelegjent, intelektual ose autentik me të tjerët në diversitete të ndryshme ose polaritet, të dukën të pamundur, të parealizueshëm, imagjinar ose fiktivë, mu për faktin e njohur sipas të cilit, “ferri, kobi dhe fatkeqsia jonë objektive dhe subjektive, ose individuale dhe kolektive, gjithëmonë janë të tjerët e jo në vet.”

U mor vesh se pikëpamjet, idetë, teoritë, konceptët, idealet dhe vizionet e Sartërit dhe të tjerëve mbi lirinë, drejtësine dhe barazinë, kanë pësuar ndryshime esenciale ose substanciale pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore….

Në kuadër të veprës së tij të papërfunduar me titull “fletushkë rreth një morali të ri” e cila u botua pas vdekjës së tij (1983): Sartëri e mbështet, koncepton dhe anticipon alternativën ose mundësinë e tejkalimit (kapërcimit) të luftërave ose konfliktëve të ndryshme burimore ose bazike në kuadër të mirëkuptimit dhe mirëbesimit të ndërsjelltë ose reciprok si çështje ose aspekte alternative, rekonstruktive, diakronike, determinante dhe paradigmatike. 

Pse (përse) ndodhë kjo? 

Sepse, në shtratin ose gjirin e madh të luftës ose konfliktit, njeriu, lideri suprem, komandanti ushtarak ose politikani, i cilësuar, tipizuar, valorizuar ose glorifikuar deri në “instancën e lartë të kultit të personalitetit, seriozitetit dhe kauzalitetit” (lëxo prirja ose deshira e pavetëdijshme për pranimin, akceptimin ose nënshtrimin e vërbër ose instiktiv ndaj atyre gjërave, çështjeve, ngjarjeve ose zhvillimëve të vendosura në menyrë paraprake, natyrore ose ordinare)-është i prirë ose vendosur deri në fund për zbatimin, përvetësimin dhe aplikimin e dhunës, forcës ose fuqisë së njohur ligjore, politike, luftarake ose ushtarake si mjet dhe si qëllim. E sidomos atëherë kur deshirat, vullneti ose qëllimet e individit dhe kolektivitetit, bëhën pavetëdije.

Rasti i Presidentit Putin etj…. 

Në këtë menyrë, edhe liria tehuajësohet, determinohet, paradigmatizohët, stigmatizohët dhe bëhët instrument i robërisë së tjetrit.

Morali origjinal ose autentik, sipas Sartërit, në radhe të parë është manifest, tundim, narracion ose shprehje e lirisë, autonomisë dhe pavarësisë objektive dhe subjektive të individit dhe kolektivitetit. Ai iu ndihmon individit dhe kolektivitetit të zbardhin (ndriçojnë) dhe rregullojnë tërësinë e mendimëve, veprimëve dhe reagimëve të tyre.

E vërteta dhe ekzistenca, gjithënjë sipas Sartërit, ndodhën në themel dhe funksion të lirisë, drejtësisë dhe barazisë së përgjithshme globale ose universale.

Ndërkaq, autoritetët e shtetit dhe pushtetit, në asnjë menyrë nuk guxojnë të bëhën ose shndërrohën në demon të popullit ose idiot të familjes, sepse, atëherë sipas Zhan Poll Sartërit, “prapa dyerve të mbyllura do ngelin të vdekurit, harruarit dhe të pavarrosurit!”(….)

Apo, “Shumicën e kohës as nuk përpiqem t’i përkthej më fare fjalët ose mendimet e mia që më qëndrojnë si mjegullinaja nëpër kokë. Ato me dukën të paformë dhe të papëlqyeshme, pastaj kridhen: i harroj shpejt. Kohë me parë ndodhèsha tek Kopshti Publik ku rrënja e gështenjës (gènjeshtres) ishte futur thellë në tokë, nën bankinë. Nuk më kujtohej më ne ishin rrënjë e saj. Fjalët ishin zhdukur dhe, bashkë me to, kuptimi i sendeve, mënyrat e përdorimit të tyre, shenjat e dobëta të njohjes që njerëzit kishin përbiruar e përvijuar mbi sipërfaqet e tyre. Rrija ulur, pak i përkulur, me kokën poshtë, i vetëm, përballë asaj mase të errët dhe të nyjëzuar, shëmtirë e tëra, që të fuste frikën. Dhe pastaj, pata atë shkëndijën e ndriçimit. M’u zu fryma. Kurrë, para këtyre ditëve, nuk e kisha parandier se çfarë do të thotë ‘të jesh ose ekzistosh’.”, shkruan pos tjerash Jean Pol  Sartre në “Neverinë” e tij famoze.

Se këndejmi, duke i studiuar dhe analzuar heronjt, tribunët, kalorësit, eakterët, protagonistët ose figurat kryesore të lirisë individuale dhe kolektive: Starëri i vë në pah edhe situatat e ndryshme normative, kognitive, eksperimentale dhe të tjera, kur liria, paravarësia, sovraniteti, integriteti, ekzistencialiteti, heroizmi dhe patriotizmi i individit dhe kolektivitetit, matën ose testohën me vigjilencën dhe gatishmërinë e tyre sublime ose gjithëpopullore për t’i mbrojtur dhe respektuar të drejtat dhe liritë e të tjerëve. E sidomos të çlirimtarëve ose heronjve të njohur shtetrorë dhe nacional. Në të kundërten, të shtypurit mund të bëhen shtypës ose dhunues për shkak të padrejtësive ose situatave dhe ligjëve të ndryshme paradoksale, reaksionare dhe anakronike të imponuara ose aplikuara ndaj tyre. (Ukrainasit nda rusëve etj.)

Për me tepër ndërkaq, luftërat e njohura çlirimtare dhe patritiotik, siç ishte lufta çlirimtare, heroike, monumentale dhe emblematike e UÇK-s, ajo në Ukrainë dhe gjithandej, janë shumë të rëndësishme, esenciale ose jetike për mbijetesën dhe ekzistencën e një populli (kombi) dhe një shteti. Në fushën e nderit ose frontin e lutës, shpeshherë venosët edhe për ekzistencën, edhe për zhdukjen ose shfarosjen e një populli (kombi) ose etnikumi të tërë.

Janë fronti i lutës ose fusha e nderit së bashku me aktin e lartë të heroizmit, sakrificës ose vetflijimit individual dhe kolektiv, ato vlera dhe parime sublime e kaq relevante, që vendosin për mbijetesën, ekzistencë, fatin dhe ardhmërinë e popujve, kombëve dhe shtetëve të ndryshme.

Janë trashetë, rrogozet, ruinat ose istikamët e luftës ato mbi të cilat shpeshherë ose vazhdimisht janë skicuar, vizatuar, hartuar, formuluar, ngritur ose projektuar fitorët e mëdha së bashku me harat ose gjeografitë e reja shtetrore, nacionale, etnike, politike, historike etj.

Ndaj, mëqe sipas George Friedrich Hegelit, fryma liridashëse, shtetformuese dhe patritriotike e një populli (kombi) përcaktojnë fatin, ekzistencën dhe ardhmerinë e tij: Çdo shpërfaqje, injorim, mohim ose shpërqëndrim eventual nga maksima ose formula e lartëpërmendur hegeliane, e ç’veshin dhe ç’armatosin tërësisht një popull ose komb të tërë nga ekzistencializmi, idealizmi dhe materializmi historik e dialektik, duke e çuar në zhdukje, fundosje ose vetshkatërrim.

Në kuadër të veprës së tij kapitale “Fenomenologjia e Shpirtit”( “Phänomenologie des Geistes”), Georg Firiedric Hegel, me qëllim të rikthimit të vazhdueshëm tek çështjet ose gjërat vet (Zurück zu den Sachen selbst): Pas një studimi dhe analize esenciale ose substanciale të konceptit dhe “institucionit” shpirtëror dhe mendor (logjik) të personit ose individit: Jep spjegimet dhe pasqyrimet ose interpretimet e njohuta shkencore ose filozofike mbi sistemët e njohura të logjikës, metafizikës, etikës, dialektikës, antropologjisë, epistemologjisë, ontologjisë (gneseologjisë), filozofisë politike etj. E sidomos mbi “botën e jetës”(” die lebenswelt”) në kuadër të teorisë së njohjes së shpirtit, vetëdijes dhe intelektit të njeriut. 

Në të kundërten,” asnjëhere mos provoni t’i mësoni derrin dhe gomarin për të kënduar dhe për t’u bërë të pastër, sepse i merzisni dhe egërsoni akoma më shumë edhe derrin, edhe gomarin.” ( Paul Dickson)

Situatat janë gjithëmone konfuze, kaotike, framatike ose tragjikoike, kur në to shfaqen, manifestohen ose marrin pjesë njekohësisht dy, tre, katër ose me shumë të vërtetash, të drejtash, narrativash, solucionësh ose interpretimësh të ndryshme. (Disonanca kognitive etj.)

Shefi i diplomacisë së Ukrainës (Kulleba) si për shëmbull, i qorton, kritikon ose akuzon vazhdimisht Gjermaninë, Francën ose Perëndimin lidhur me pajisjen ose furnizimin e ushtrisë ruse me teknologjinë e lartë gjermane, franceze, holandeze, italiane etj.

Edhe politika dhe diplomacia ruse-gjithashtu.

Rrena, mashtrimi, spekulimi ose gënjeshtra, janë një auditorium i vogël ose gjysëm i mbushur në krahasim me të vërtetën dhe realitetin në terren, si audiencë e hapur, sublime dhe relevante kundër mashtrimit, spekulimit, manipulimit, rrenës ose gejeshtrës.

Të gjitha këto së bashku mun të gjejnë spjegim në hipnozën, hiperhipnozën ose hipësugjestionizmin subjektiv, instiktiv, imagjinar ose fiktiv, të paraqitur ose prezantuar nga Prof. Dr. Jan Oswald në kuader të katedrës së shquar të psikologjisë klinike pranë Univerzitetit të Edinburgut (Skoci) etj.

Ndaj, edhe nuk është aspak çudi kur njeriu, respektivisht lideri, komandanti ose luftëtari i sotëm në Ukrainë dhe gjithandej, është gjithnjë ajo qenie që shqetësohet, përplas këmbët në tokë me nervozizëm, i shkulë flokët, vallëzon kur bien daullet, dridhet, ekzaltohet kur bie boria…dhe ka marrëdhënie me të padukshmen dhe të paekzistueshmen.”-Preludim nga shkrimi i njour i Edgar Morinit “Hyrje në një politikë të njeriut” 

“Tre pasione dhe ideale të thjeshta, por tepër të forta, e kanë dominuar dhe komanduar jetën dhe personalitetin tim: Etja ose dëshira e kahmotshme për liri e dashuri, kërkimi i dritës së dijes dhe lirisë edhe përmes vrimës së gjilperës, dhe keqardhja e thellë për vuajtjet dhe mjeriin e njerëzimit.”, do thoshte dikur Prof. Dr. Bertrand Russell në “Hyrje nè një histori të filozofisë së Perëndimit”)

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Zjarret që i japin fund dimrit, ritet e vjetra pagane të pranverës në Korçë dhe Kukës

Story i radhës

Çernobili mbetet sërish pa rrymë

Të fundit nga

ShkoLartë