Sot bota po përjeton një luftë të re, Luftën e Ukrainës kundër pushtuesit rus. Kjo luftë të kujton luftën e popullit heroik të Kosovës kundër barbarit dhe kolonizatorit gjenocidist serb, të cilën fatkeqësisht sikur e kishin harruar jo vetëm Evropa dhe BE, por edhe politikanët, shtetarët e pushtetarët shqiptarë të cilëve iu veshën sytë, iu qorrolleps mëndja dhe iu prish shpirti e morali duke garendur drejt parasë, pasurisë e korrupsionit. Sot duhet të zgjohet politika e Tiranës se kush janë serbët e Serbia që mbështesin pushtimin rus të Ukrainës.
Sot Edi Rama duhet të dalë nga ai që quhet “Open Ballkan”, sepse ky është një projekt antishqiptar ruso-serb për të dalë në Adriatik, ashtu sikurse që është edhe pushtimi rus i Ukrainës, i cili është kërcënim për Evropën dhe që synon për ta dominuar Detin e Zi, Rusia.
Edi Rama deklarohet pro Ukrainës, por ama edhe është deklaruar si mik i Serbisë së Vuçiçit dhe i planit anti Kosovë të Minishengenit. Sot duke parë atë se çfarë po bën ushtria ruse në Ukrainë, të kujtohen ato mizori e barbari shumë e shumë herë më të rënda, kriminale e gjenocidiste që ushtroi ushtria, bandat dhe makineria vrastare gjenocidiste e Serbisë mbi shqiptarët e Kosovës.
Tiranë dhe Evropë zgjohuni tani më në fund se nuk e di çfarë duhet të prisni e të shpresoni akoma te serbo-sllavia?!
Zgjohu Evropë, dënojeni gjenocidin serb dhe respektoni luftën e drejtë dhe heroike të UÇK-së dhe të popullit shqiptar të Kosovës, si një luftë e drejtë dhe çlirimtare; respektoni dhe anëtarësoni Shqipërinë dhe Kosovën në BE, si dhe Kosovën në NATO!