LSM në pritje të ftesës së qeverisë për rrogat

May 27, 2022
1 minut lexim

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë përmes komunikatës me shkrim përkujton Ministrin e Financave Fatmir Besimi, se Qeveria në seancën në të cilën u vërtetua rritja e pages minimale para opinionit të gjërë deklaroi se pas rritjes së pages minimale pason periudha e harmonizimit të pagave në afat gjashtë mujor. Jemi të shqetësuar nga deklarata e Besimit e dhënë dje në media se nuk është adresa për këtë çështje Ministria e Financave, sepse i njejti siullet si të mos jetë pjesë e Qeverisë thuhet në komunikatën e LSM së.

“Ministri i Finansave edhe pse është dashur të parashikojë çështjet që janë definuar, i njejti nuk respekton marrëveshjen kolektive të organeve të drejtorive shtetërore, shërbimeve profesionale të Qeverisë, gjykatave, institucioneve përmirësuese ndëshkuese, prokurorrisë shtetërore, njësive të vetëqeverisjes lokale agjencioneve, fondeve dhe qendrave për punë sociale dhe organeve tjer atë themeluar nga Kuvendi i RMV- së.”, thonë nga LSM.

Sipas LSM-së Ministri Besimi e ka ditur se të gjitha pagat duhet të harmonizohen me rritjen e pages minimale në afat prej gjashtë muajve, por i njejti nuk ka paraparë mjete për rritje të pagave në ribalansin e buxhetit.

“Ministria e Financave është adresa dhe përgjegjësia e Ministrit Besimi është që të respektojë ligjet dhe marrëveshjet kolektive dhe të sigurojë mjete me ribalansin, sepse në të kundërtën me vetëdije e dëmton arkën shtetërore me shpenzime shtesë, nga ngritja e procedurave të puntorëve kundër shtetit nëse nuk i marrin pagat e merituara në pajtueshmëri me ligjin dhe marrëveshjet kolektive.”, thonë nga LSM.

Nga LSM nuk përjashtuan edhe mbajtjen e grevës së përgjithshme nëse nuk ftohen për të negociuar me Qeverinë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Komuna e Sarajit memorandum bashkëpunimi me Univerzitetin për turizëm dhe menaxhment,pranon 15 bursa në dispozicion të komunës

Story i radhës

​Kosova përfundon me sukses edhe stërvitjen e dytë në Kampin Nacional në Hajvali

Të fundit nga

ShkoLartë