lsdm raporti i ti tregoi angazhimin tone ne luften kunder krimit dhe korrupsionit 61f12638cec29

LSDM: Raporti i “TI” tregoi angazhimin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

January 26, 2022
1 minut lexim

Partia maqedonase në pushtet LSDM, sot përmes një kumtese për media, ka shkruar rreth raportit të fundit të “Transparency International” ku Maqedonia e Veriut ka shënuar ngritje prej 24 vendeve sa i përket luftimit të krimit dhe korrupsionit.

Siç shprehen nga LSDM, rangimi i sivjetëm është më i miri në gjashtë vitet e fundit ndërsa në vitin 2020 ishim në vendin e 111 e tani në vendin e 87.

Qeveria e kryesuar nga LSDM dhe institucionet kompetente, realizuan përparim serioz në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Konfirmim për atë është edhe Indeksi i korrupsionit i Transparensi Interneshënëll ku Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparim prej 24 vendeve, që është rangimi më i mirë i shtetit tonë në gjashtë vitet e fundit”.

Ndodhemi në vendin e 87-të me 39 pikë indeksi, në vitin 2020 ishim të ranguar në vendin e 111-të me 35 pikë indeksi. Në raport me rajonin gjithashtu kemi përparim më të madh, ndërsa në listën e Transparensi prapa nesh janë Serbia, Shqipëria, BeH. Në Raportin e Transparensi qartë ceket se ndjekja e funksionarëve nga pushteti është një nga shkaqet për përparim në luftën kundër korrupsionit”, thonë nga LSDM.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

interneti satelitor starlink i elon musk ka nje problem serioz 61f125ef6059f
Story i mëparshëm

Interneti satelitor Starlink i Elon Musk ka një problem serioz

pamje aksident me fatalitet ne shkup 61f12b349a43b
Story i radhës

PAMJE: Aksident me fatalitet në Shkup

Të fundit nga

Bellingham mund të dënohet me 12 ndeshje?

Te Real Madrid janë shumë të frikësuar se Jude Bellingham mund të dënohet me 12 ndeshje pezullim për kartonin e kuq të marrë në fundjavën e kaluar ndaj Osasuna-s. Arbitri i takimit,
ShkoLartë