Interneti satelitor Starlink i Elon Musk ka një problem serioz

Kompania e internetit Starlink e Elon Musk krijuar për ta bërë internetin më të aksesueshëm dhe me kosto më të përballueshme për njerëzit në zona e thella, po ofron shërbime shtesë krahas internetit.

Një përdorues i shërbimit të Starlink në Kanada postoi një foto në rrjetin social Twitter ku shihen pesë mace së bashku mbi parabolën satelitore duke i ngrohur në ditët e ftohta të dimrit.

Parabola e Stalink është e pajisur me ngrohës të cilët mbajnë dëborën larg saj dhe si rezultat të mos lejojë dëborën që të hyjë në brendësi të saj sipas The Guardian.

Edhe pse është një lajm i mirë për përdoruesit e internetit satelitor në zona me klimë të ftohtë, macet gjithashtu gjejnë rehati në të.

Në të vërtetë macet në parabolë ndikojnë në sinjalin e internetit duke e ngadalësuar atë ndjeshëm dhe këtë e konfirmoi edhe vetë përdoruesi Kanadez Aaron Taylor.

“Nuk e bllokon plotësisht, por qartësisht vihet re një ngadalësim i shpejtësisë së internetit,” tha Ai. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Pa parfumin e saj nuk do kishte aromë kjo shtëpi”/ Banorët zbulojnë me kë duan të ndajnë finalen e madhe

Story i radhës

LSDM: Raporti i “TI” tregoi angazhimin tonë në luftën kundër krimit dhe korrupsionit

Të fundit nga