LSDM: Filluam negociatat me BE-në, po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve

1 minut lexim

Filluam negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, gjuha, identiteti, tradita, kultura jonë maqedonase bëhen pjesë e familjes së madhe evropiane, thonë nga LSDM.

“Pas 17 vitesh pritje, ne po hapim një kapitull të ri për të ardhmen e të gjithë qytetarëve për zhvillim të përshpejtuar, progres dhe stabilitet, kemi hapur një anë të re të zhvillimit, mundësive dhe prosperitetit evropian.

Me fillimin e negociatave siguruam ruajtjen dhe forcimin e identitetit, kulturës dhe veçantisë maqedonase, gjuha maqedonase do të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së.

Kemi diçka për të cilën duhet të gëzohemi dhe të krenohemi.”, thuhet në kumtesen e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se po arrihet një tjetër synim strategjik në faqet e historisë maqedonase, i cili do të na sigurojë një të ardhme të sigurtë – evropiane.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Balla prezanton rezolutën kundër raportit të Dick Marty: Pretendime të pabazuara

Story i radhës

Lëvizja Rezistenca: Bilall Kasami kërcënon kandidatēt për këshilltar nga Lëvizja jonë

Të fundit nga