LSDM: 27 prilli është fytyra e vërtetë e VMRO-së në të cilën nuk ka asnjë ndryshim

April 27, 2022
1 minut lexim

LSDM përmes një komunikate thekson se 27 prilli është data më e errët e historisë së demokracisë në Maqedoninë e Veriut.

“Dhunues të armatosur, të nxitur nga VMRO hynë me dhunë në Kuvend duke tentuar të vrasin deputetë, të sulmojnë gazetarë dhe punonjësit e kuvendit, ta prishin rendin kushtetues në vend dhe shtetin ta zhysin në humnerë”, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga LSDM shtojnë se këto dhunues janë mbështetur me prani para kuvendit nga Mickoski, ndërsa 27 prilli është fytyra e vërtetë e VMRO-DPMNE-së e cila edhe pas 5 viteve nuk ka pësuar asnjë ndryshim.

“Mickoski nuk ka lëvizur asnjë milimetër nga regjimi dhe shefi i tij Nikolla Gruevski. 5 vite pas 27 prillit, OBRM-PDUKM, Gruevski, Mickoski dhe partia e tij ende qëndrojnë pas këtyre dhunues”, thuhet në komunikatën e LSDM-së.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kërcënohet kryeministri i Izraelit, i dërgohet një letër bashkë me plumb

Story i radhës

Pesë vjet nga dhuna në Kuvend, LSDM: 27 prilli është fytyra e vërtetë e VMRO-së

Të fundit nga

ShkoLartë