loxha e kasapi treguan fuqine e xhudos se kosoves ne european open 68ff59dc4bb24

​Loxha e Kasapi treguan fuqinë e xhudos së Kosovës në European Open

October 27, 2025
1 minut lexim

Xhudistet tona vazhdojnë të shkëlqejnë në arenën ndërkombëtare. Në garën Evropean Open Sarajeva 2025, Flaka Loxha arriti të fitojë medaljen e bronztë, ndërsa Fatjona Kasapi u rendit në vendin e pestë.

Flaka e nisi garën me fitore të pastër me Ippon ndaj turkes Aysenur Karadag, por në çerekfinale u mposht nga britanikja Chelsie Giles. Në repasazh, ajo triumfoi ndaj Lanina Solley (Britani e Madhe), për të siguruar duelin për medaljen e bronztë. Në përballjen vendimtare, Loxha mposhti bashkëkombësen Fatjona Kasapi pas një ndeshjeje të barabartë që u vendos në vazhdime.

Nga ana tjetër, Fatjona Kasapi zhvilloi një paraqitje të shkëlqyer duke mposhtur Laura Kallinger (Austri) dhe Andjela Samardzic (Bosnje e Hercegovinë), por u ndal në gjysmëfinale nga Nika Tomc (Slloveni). Në përballjen për të bronztën, ajo u mposht ngushtë nga Loxha, duke përfunduar në vendin e pestë.

Rezultatet e dy xhudisteve tregojnë formën e mirë të përfaqësueseve të Kosovës në garat ndërkombëtare, me medalje dhe renditje të larta në një turne me konkurrencë të fortë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

degjuam djallin te flase per biblen balla ironizon berishen kur raportonte ina rama ju largoheshit nga salla 68ff5974aefe7
Lajmi i mëparshëm

“Dëgjuam djallin të flasë për Biblën”- Balla ironizon Berishën: Kur raportonte Ina Rama, ju largoheshit nga salla

zgjedhjet e parakohshme elezi organizimi i tyre brenda nje periudhe te shkurter sfide per kqz ne 68ff59e344d1b
Lajmi i radhës

Zgjedhjet e parakohshme, Elezi: Organizimi i tyre brenda një periudhe të shkurtër, sfidë për KQZ-në

Të fundit nga

ShkoLartë