Lojtarët e Iranit kërkesë FIFA-s: Boll më, na përjashtoni nga Kupa e Botës

October 21, 2022
min lexim

Në Iran vazhdojnë protestat për më shumë liri dhe të drejta. Femrat kanë marrë në dorë organizimin e tyre pas rrahjes brutale të 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila humbi jetën si pasojë e dhunës së ushtruar nga forcat policore për shkak të shkeljes së rregullave të veshjes së hixhabit, duke ndikuar që mijëra njerëz të dilnin në shesh për të protestuar.

Ngjarja shkaktoi revolta të mëdha në Republikën Islamike të Iranit, sidomos në kryeqytetin e Teheranit, teksa situata është acaruar edhe më shumë pas vrasjes me 6 plumba të 20-vjeçares Hadis Najafi.

Protestuesja bionde ishte ndër më aktivet. Ajo qëndroi me guxim kundër policëve, pa veshur hixhabin e kërkuar nga “Policia e Moralit”, ndërsa në të njëjtën kohë mbante flokët bisht dhe u bë e njohur si “vajza me bisht, simbol i protestave”.

Qindra njerëz kanë humbur jetën, teksa të shumtë janë edhe të plagosurit dhe të arrestuarit. Forcat qeveritare kërkojnë me çdo kusht frenimin e protestave, ndërkohë që populli po synon rrëzimin e diktaturës.

Kombëtarja e futbolli ia doli të kualifikohet në Botërorin Katar 2022, aty ku shorti e ka vendosur skuadrën e drejtuar nga portugezi Carlos Queiroz në grupin B bashkë me Anglinë, SHBA dhe Uellsin.

Një pjesë e lojtarëve të kombëtares i kërkojnë FIFA-s përjashtimin e Iranit nga kompeticioni që fillon më 20 nëntor, si një shenjë solidarizimi kundrejt popullit që proteston.

“Neutraliteti nga ana e FIFA-s nuk është një opsion. Brutaliteti dhe armiqësia e Iranit ndaj popullit të vet ka arritur një pikë kritike, duke kërkuar një shkëputje të fortë dhe të qartë nga bota e sportit dhe e futbollit. 

Grave u ndalohet hyrja në stadiume brenda vendit dhe përjashtohen sistematikisht nga ekosistemi i futbollit iranian, i cili është në kontrast të plotë me vlerat dhe statutet e FIFA-s. Nëse gratë nuk lejohen të hyjnë në stadiume dhe Federata iraniane thjesht ndjek dhe zbaton udhëzimet e qeverisë, ajo nuk mund të cilësohet organizatë e pavarur dhe e lirë nga çdo formë ndikimi. 

Dhe kjo është shkelje e nenit 19 të statutit të FIFA-s. Këshilli i FIFA-s mund dhe duhet të pezullojë menjëherë Iranin. FIFA nuk duhet të lejojë pjesëmarrjen e një vendi që po persekuton në mënyrë aktive gratë, atletet dhe fëmijët e tij vetëm sepse po ushtrojnë të drejtat e tyre më elementare njerëzore”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Paga mesatare neto në gusht është rritur për 11,3% dhe ka arritur në 31.871 denarë

Story i radhës

Të përgatitemi për botën kaotike pas Putinit

Të fundit nga

ShkoLartë