Është agimi i një epoke të re për seritë e lojërave të futbollit të EA dhe kompania ka prezantuar edicionin e parë që lojës së ribranduar.
EA Sports FC 24 do të mbërrijë për PS5, PS4, Xbox Series X/S, Xbox One, Nintendo Switch dhe PC më 29 Shtator. Partneriteti i gjatë mes EA dhe FIFA përfundoi pas FIFA 23 duke bërë që EA ti ndryshonte emrin titullit.
Kishte spekulime se versionet PlayStation 5 dhe Xbox Series X/S do të kushtonin 80 dollarë por nuk ishte e vërtetë. Loja kushton 70 dollarë ndërsa në Switch 60 dollarë.
Ultimate Edition kushton 100 dollarë dhe përfshin disa opsione ekstra të Ultimate Team, 4600 pikë FC dhe deri në 7 ditë akses të hershëm. Gjithashtu EA ka shtuar femrat në Ultimate Team për herë të parë që do të thotë se meshkujt dhe femrat do të mund të luajnë kundër njëri-tjetrit në fushën virtuale.
EA ka nënshkruar marrëveshje me disa liga dhe organizata që loja të jetë sa më afër realitetit. Më shumë 19 mijë lojtarë autentikë, 30+ liga dhe 100 stadium do të përfaqësohen në EA Sports FC 24. Kompania ka siguruar dhe marrëveshje ekskluzive me Premier League Angleze dhe UEFA për përdorimin e brendit të tyre duke ruajtur aksesin në kompeticione si Liga e Kampionëve.
Lojtarët nga platforma të ndryshme mund të luajnë me njëri-tjetrin si përshembull një lojtar nga PS5 përballë një lojtari në PC. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL