LIVE: Ukaina merr lajmin e mirë për municione/ Lavrov mbërrin në Nju Jork – kjo është lëvizja e fundi nga rusët!

July 17, 2024
min lexim

Kievi dhe Praga pajtohen të prodhojnë pushkë dhe municione në Ukrainë

Kievi dhe Praga kanë arritur marrëveshje për të prodhuar së bashku pushkë dhe municione brenda Ukrainës, kanë bërë të ditur kryeministrat e dy vendeve të martën, pas diskutimeve që kanë zhvilluar në Republikën Çeke.

Ukraina ka punuar në jetësim të industrisë së re të armëve, për të kufizuar varësinë ndaj ndihmës ushtarake të Perëndimit, prej kur ka nisur pushtimi rus në tokën e saj më 2022.

“Sot ne kemi arritur marrëveshje të rëndësishme, në mes tjerash, edhe në industrinë e mbrojtjes. Në Ukrainë do të ndërtohet një fabrikë e re fishekësh”, ka thënë kryeministri i Ukrainës, Denys Shmygal, në një konferencë për media.

“Marrëveshja e dytë është që kompania çeke Colt CZ Group të prodhojë pushkë në Ukrainë”, ka thënë ai në një konferencë të përbashkët me homologun e tij çek, Petr Fiala.

“Ukraina synon dhe ka potencial të bëhet arkë armësh për botën e lirë dhe ne jemi mirënjohës ndaj Republikës Çeke për mbështetjen në këtë drejtim”, ka thënë Shmygal.

Kompania çeke Colt CZ Group ka thënë përmes një deklarate se, njësiti i saj Sellier & Bellot do të bashkëpunojë me kompaninë ukrainase Ukroboronprom për prodhim të disa “llojeve të municioneve të kalibrit të vogël në Ukrainë”.

Ministrja çeke e Mbrojtjes, Jana Çernohova ka thënë se një pjesë e prodhimit do të kryhet në Republikën Çeke ndërsa Ukraina do të jetë përgjegjëse për zhvillim.

Ajo ka thënë se në bisedimet e së martës janë përmendur edhe trajnimet e ushtarëve ukrainas në tokën çeke.

Çernohova ka thënë paraprakisht se vendi i saj planifikon të trajnojë rreth 4.000 ushtarë ukrainas këtë vit.

Republika Çeke ka ofruar mbështetje të madhe humanitare dhe ushtarake për Ukrainën, pas nisjes së luftës.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rusia “motivon” ushtarët me para, jep 170 mijë dollarë për të parin që shkatërron një avion F-16 të Ukrainës

Ushtari i parë rus që shkatërron një nga avionët luftarakë F-16 të prodhuar nga SHBA-të që vendet perëndimore do t’ia dorëzojnë Kievit, do të marrë një shpërblim të konsiderueshëm, ka njoftuar kompania private ruse Fores.

Prodhuesi i mjeteve qeramike ka paguar më parë shifra parash për pajisjet perëndimore të marra nga ushtria ruse.

SHBA, Belgjika, Danimarka, Norvegjia dhe Holanda janë zotuar t’i ofrojnë ushtrisë ukrainase të paktën 60 F-16 deri në fund të këtij viti. Në fillim të korrikut, qeveria holandeze njoftoi se transferimi i avionëve të parë nga një grup prej 24 ishte i afërt.

“Do të ketë një shpërblim për shkatërrimin e avionëve luftarakë F-15 dhe F-16”, tha zëvendës CEO i Fores, Ilya Potanin, në një video të publikuar nga Ministria Ruse e Mbrojtjes të martën.

Shpërblimi për avionin e parë të rrëzuar do të arrijë në 15 milionë rubla (170,000 dollarë), deklaroi ekzekutivi, duke shtuar se plane të tilla u konfirmuan nga CEO i kompanisë së tij në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburg (SPIEF) në fillim të kësaj vere.

Marrëdhëniet SHBA-Rusi/ Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Nju Jork, do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov mbërriti në Nju Jork të martën për të marrë pjesë në seancat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 16 dhe 17 korrik gjatë presidencës ruse, e cila filloi më 1 korrik

“Delegacioni i Sergej Lavrov ka mbërritur në Nju Jork për të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nën presidencën ruse”, tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Maria Zakharova në Telegram.

Më vonë sot, Lavrov do të kryesojë një debat në nivel ministror të titulluar “Bashkëpunimi shumëpalësh për formimin e një rendi botëror më të drejtë, demokratik dhe të qëndrueshëm”.

Të mërkurën, ai do të drejtojë një takim ministror mbi situatën në Lindjen e Mesme, duke përfshirë çështjen palestineze, sipas një deklarate të veçantë nga ministria.

Ministri i Jashtëm do të angazhohet gjithashtu në një sërë takimesh dypalëshe për të diskutuar çështje ndërkombëtare dhe rajonale, duke përfshirë Lindjen e Mesme dhe situatën në Gaza, krizën e Ukrainës dhe përpjekjet për të mbrojtur Kartën e OKB-së.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Marrëdhëniet SHBA-Rusi/ Ministri i Jashtëm rus mbërrin në Nju Jork, do të marrë pjesë në mbledhjet e Këshillit të Sigurimit të OKB

Story i radhës

Gjashtë gabime të cilat femrat nuk ua falin meshkujve në krevat

Të fundit nga

ShkoLartë