LIVE/ Sherr Rama-Tabaku, kryeministri: Po më bullizoni, boll me “qetësinë”, futi dhe “dashurinë” e Metës. Më lini të thyej arrat e mia tani!

February 23, 2022
min lexim

Po vijon me debate dhe ironi dëshmia e kryeministrit Rama në Komisionin Hetimor për Inceneratorët. Ndërkohë që Jorida Tabaku i kërkoi atij që të jetë i qetë, Rama iu referua deklaratave të Presidentit Meta “me qetësi dhe dashuri”.

Po ashtu, gjatë dëshmisë Rama ka këmbëngulur që Tabaku t’i kërkonte ndjesë pasi sipas tij e fyeu duke thënë se nuk fliste për çfarë mendonte vetë, por çfarë u thoshin pronarët e inceneratorëve.

Gjatë debatit, Rama tha se nuk i përgjigjet më Tabakut nëse vijonte me akuza, pasi sipas tij ajo po e fyen dhe bullizon.

Pjesë nga debati:

Edi Rama: Dëshmitarit kërkoini në ndjeësë të vogël sepse më thatë që nuk po them çfarë mendoj por çfarë më kanë thënë. Më kërkoni një ndjëse që të fokusohem te dëshmia.

Jorida Tabaku: Përqendrohuni ju z.Rama! Cili është përkufizimi i ligjit për ju?

Edi Rama: Së pari duhet të qendrojmë pak te ajo që the mbi formimin tim dhe interesin tim mbi buxhetin. Se përballë kësaj hemisfere këtu vetëm unë jam një Bachelor i thjesht se ju jeni doktora profesora.

LIVE/ Rama i referohet Ngjelës në komision, ironi edhe me Këlliçin. Më kërko një ndjesë të vockël tani!

Jorida Tabaku: Ju lutëm më thoni cili është përkufizimi i ligjit për ju?

Edi Rama: Më parë më kërkoni ndjëse pse më thanë që nuk them çfarë mendoj por çfarë më thonë?

Jorida Tabaku: Nuk thash që thoni çfarë ju thonë…

Rama: Në momentin që ju keqkuptuat një fjalë timen unë ju kërkova ndjesë. Kështu që a ka mundësi të më jepni në ndjëse shumë modeste për cënimin e dinjteit të dëshmitarit?

Jorida Tabaku: z.Dëshmitar e kuptoj që nuk doni t’i përgjigjeni pyetjes për transfertën. Ju kërkoj ndjëse që dinjiteti juaj është cënuar rëndë nga kjo përgjigje. 100 milion euro janë paguar nga buxheti i shtetit. 35 milion për djegësit e Tiranës dhe të tjerat për Elbasnian dhe Fierin. Ju kërkoj të vazhdojmë pyetjet në komision.

Edi Rama: Ndjesa juaj pranohet përzemërsisht tani jam në dispozicion të përgjigjem. Jo nuk është e vërtetë ajo që thoni ju ajo që dua të nxjerr nga ky komsioon është të gjej nga kanë dalë ato 430 milion eurot. Këto 100 milion eurot janë fantazi e juaja sepse buxheti ka paguar 30.6 milion për Elbasanin, ka paguar 24.7 për Fierin. Tani unë nuk jam shumë i fortë në aritmetikë, por vallahi juve s’jua lë aritmetikën. Bëjnë 55.3 milion këto. Se ku i gjeni ju 430 milion, por këto 100 milion eurot m’i tjoni pak tani. Çuditëm pse e bëni 430 milion dhje nuk e bëni 1 miliard.

Jorida Tabaku: Me qetësi! Me qetësi!

Edi Rama: Mund të më jepni një dokument për këtë 430 milion eurot?

Jorida Tabaku: Mund të fokusoheni pak këtu. Baza e pagesës është thesari i buxhetit të shtetit.

Edi Rama: Boll me këtë qetësi me qetësi tani se mu bërë si Ilir Meta tani. Futi dhe “dashurinë” tani de je tamam. Ça është kjo punë tani?

Jorida Tabnaku: Buxheti i shtetit nga 2014, sipas pagesave për Elbasamom dhe Fierit ka bërë atë volum pagesash dhe për Tiranën ka bërë 35 milion euro që ka shkuar si transfertë të pakushtëzuar. Qyteti i Durrësit ka filluar pagesat për koncensionarin e Tiranës. Qyteti i Kavajës ka filluar pagesat për koncesionarin e Tiranës. Disa prej bashkive të Elbasanit kanë filluar pagesat për inceneratorin e Elbasanit.

(Ndërhyn Ermonela Felaj)

Jorida Tabaku: Ka nevojë të flaës Eronela?

LIVE/ Rama dëshmon për inceneratorët, debat me Tabakun: Opinionet shkruajini në raport, përqëndrohuni te çështja

Rama: Me juve përballë të kem nevojë për Ermonelën? Joo

Jorida Tabaku: Siç thash më sipër nga pagesat bëhen 100 milion euro. Çfarë është ligji për ju z. Rama?

Edi Rama: Tani më duhet të shpjegoj këto shifrat unë. Jemi dakord deri te 55 milion eurot, Elbasani dhe Fieri financim i buxhetit për ndërtim. Por ka qenë kostoja zero për qytetarët dhe bashkinë. Impianti i mbetjeve në Tiranë ndërtohet me paratë e kompanisë. Por çfarë janë ëkto pagesa të bashkive? Atoi janë pagesa për grumbullimin dhe trajtimin e plehrave nga inceneratori i Tiranës. Bëhet edhe pa pagesë, por bëhet sinë Sharrë dhe Porto Romano.

(Ndërhyn Lefter Gëshetenja)

Edi Rama: z.Gështenja mund të më lini mua të thyej këto arrat e mia këtu…?

Jorida Tabaku: Mos fyeni njerëzit këtu..

Edi Rama: E keni zërin shumë grricës këtu..

Jorida Tabaku: Ule zërin në këtë komision! PO flasim këtu për para publike. Boll tani!

Ermonela Felaj: Mëso të dëgjosh!

Edi Rama: Kërkoj tre minuta pushim të qetësohet kryetarja..unë kështu nuk vazhdoj më kështu!

Edi Rama: Nuk bëhet kështu. Po e shkallon miletin nga 430 në 100 milion.  Kam ardhur për lekët. Mos na vono. Të jetë e fundit që më ndërpret!

Jorida Tabaku: Mbajeni tonin me vartësit tuaj. Nuk i detyron dot deputetët.

Rama: Nuk e meriton më përgjigjen time. Nuk ju përgjigjem më juve. Jeni në shkelje të ligjit.

Tabaku: Do dëgjoni 51 pyetjet që kam.

Rama: Do i dëgjoj por jo t’ju përgjigjem se flisni për lloj lloj gjërash. E keni rrokanisur miletin me këto. /

 

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ZYRTARE/ Kosova prezanton trajnerin e ri

Story i radhës

100 ditët e qeverisjes, ja çka thotë Bilall Kasami

Të fundit nga

ShkoLartë