LIVE: Rusia u jep ultimatum të ri trupave ukrainase në Mariupol, ata nuk dorëzohen

April 20, 2022
1 minut lexim

Rusia ka zhvendosur pjesën më të madhe të fokusit të luftës së saj në Ukrainën lindore, pasi tërhoqi forcat e saj nga afër kryeqytetit Kiev, shkruan BBC, transmeton Bota sot.

Udhëheqësi i Ukrainës Volodymyr Zelensky thotë se beteja për zonën e njohur si Donbas ka filluar dhe premtoi të luftojë për “çdo metër të tokës sonë”, që do të thotë se ofensiva e re e Rusisë mund të paralajmërojë një konflikt të zgjatur.

Nëse Rusia do të pushtonte të dy rajonet e mëdha, do t’i jepte Vladimir Putin një lloj arritjeje nga lufta. Hapi tjetër do të ishte aneksimi i Donbasit, ashtu siç bëri me Krimenë pas një referendumi të diskredituar në 2014.

Dhe nëse do të vinte përpara 9 majit, ai do të mund të festonte edhe në Ditën e Fitores, kur ushtria ruse ende shënon humbjen e Gjermanisë naziste në 1945.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pioli për golin e anuluar: Interi as që protestoi

Story i radhës

Horoskopi 20 prill 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Të fundit nga

ShkoLartë