“LIVE: Rusia pushton Ukrainën”, media amerikane trondit botën me lajmin

February 5, 2022
1 minut lexim

Agjencia e lajmeve Bloomberg ka ngritur alarmin në Evropë, pasi publikoi një titull ku shkruhej, “Live: Rusia pushton Ukrainën”.

Titulli u pulikua në faqen e saj kryesore rreth mesnatës dhe qëndroi aty për gati gjysmëm ore, përpara se të hiqej dhe të kërkohej falje, duke shpjeguar se ishte lajm jo i vërtetë.

Pamjet e lajmit të Bloomberg të shpërndara në Twitter tregojnë se pretendimi i bujshëm mbeti kryesisht i pavënë re për të paktën 24 minuta, përpara se të fshihej.

Agjencia e lajmeve e pranoi gabimin, duke thënë se ata përgatisin titujt për shumë skenarë të mundshëm dhe titulli “Rusia pushton Ukrainën” u botua pa dashje rreth orës 16:00ET, në faqen e tyre të internetit.

“Na vjen shumë keq për gabimin. Titulli është hequr dhe ne po hetojmë për të kuptuar se si u publikua” shtoi Bloomberg në një postim “mea culpa”.

Gabimi i rrezikshëm vjen pas muajsh frike nga media perëndimore dhe zyrtarë të lartë rreth Rusisë, e cila akuzohet se po planifikon një pushtim të plotë të Ukrainës. Shtëpia e Bardhë ka vijuar me akuzat, edhe pse jo me të njëjtin intensitet, ndërkohë që Kremlini ka këmbëngulur gjatë gjithë kohe se nuk ka në plan asnjë sulm.

Moska i ka hedhur poshtë vazhdimisht akuzat si “histeri” dhe “lajme të rreme”, madje edhe Kievi në një moment, kritikoi Perëndimin për dëmtimin e ekonomisë së tij me ngritjen e panikut të vazhdueshëm për një luftë të afërt.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kthehet Benzema

Story i radhës

Milevski: Fillon realizimi i projekteve inovative në 8 komuna në vend

Të fundit nga

ShkoLartë