Lingard arrin marrëveshje personale me klubin anglez

Ylli i Manchester Unitedit, Jesse Lingard raportohet se ka arritur marrëveshje personale me Newcastle Unitedin.

Anglezi nuk është duke zhvilluar minuta nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer dhe Ralf Rangnick, andaj është i hapur për një tjetër sfidë jashtë “Old Trafford”.

Lingard u rikthye te Man United verën e kaluar, pas një suksesi huazim te West Ham, por sidoqoftë, prapëseprapë nuk arriti të zë vend në formacionin bazë.

Sipas “90min”, Newcastle kanë arritur marrëveshje personale me 28-vjeçarin që ta transferojnë qysh në këtë afat veror.

Kësisoj, tani janë duke punuar që ta finalizojnë marrëveshjen me “Djajtë e Kuq” para se të mbyllet afati veror nesër mbrëma.

Lingard do të huazohet për gjashtë muaj, pastaj kur të jetë agjent i lirë do vendos nëse do i qëndrojë besnik skuadrës, apo t’i bashkohet ndonjë skuadre tjetër.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vitaly Klitschko: Nëse Rusia sulmon Ukrainën, do të marr mitralozin dhe të nisem në luftë

Story i radhës

“Fshati Çukë në zi”, këto ditë ndërruan jetë 3 të moshuar të vetmuar

Të fundit nga