Gabrielius Landsbergis

Lindsbergis: Fillimi i negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë para përfundimit të kryesimit francez

May 3, 2022
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Lindsbergis, në një konferencë të përbashkët për media me ministrin e jashtëm të RMV-së, Bujar Osmani, tha se fillimi i negociatave me BE-në për Maqedoninë dhe Shqipërinë duhet të fillojë para përfundimit të kryesimit francez me Unionin.

“Tani është koha për të bërë një përparim, pa vonesa të mëtejshme, konferenca ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë duhet të mbahet para përfundimit të kryesimit francez me BE-në. Bëhet fjalë për kredibilitetin e BE-së dhe mbajtjen e premtimeve të politikës së dyerve të hapura të bëra dekada më parë,” tha Lindsbergis.

Ministri i Punëve të Jashtme të Lituanisë, Gabrielius Lindsbergis, tha se nuk dëshiron të shohë ndarjen e Maqedonisë nga Shqipëria në procesin e integrimit evropian, duke theksuar se ende nuk janë konsumuar të gjitha instrumentet për këtë.

“E kuptoj që kjo mund të jetë e vetmja mënyrë nëse procesi vonohet për një kohë të gjatë, por nuk do të doja që kjo të ndodhte. Unë mendoj se nuk janë përdorur të gjitha instrumentet që do ta pengonin këtë dhe do t’i lejojnë dy vendet të ecin përpara sa më shpejt që të jetë e mundur “, tha Lindsbergis.

Web Banner

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

BUJAR OSMANI
Story i mëparshëm

Osmani: S’ka asgjë kontestuese për përmendoren në Sllupçan

KOVACEVSKI 2 1
Story i radhës

Kovaçevski: Renditja e re e “Reporterë ka kufij” e pozicionon shtetin tonë në mesin e më mirë të vlerësuarave në rajon

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë