Osmani: S’ka asgjë kontestuese për përmendoren në Sllupçan

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se përurimi i përmendores për nder të dëshmorëve të UÇK-së në Sllupçan nuk paraqet kontest. Osmani deklaroi se për ndërtimin e së njëjtës janë respektuar të gjitha procedurat ligjore.

“Nuk mendoj se ajo mbrëmë ka qenë aktivitet partiak, ishte aktivitet i komunës së Likovës, që sipas informacioneve të mia i ka respektuar të gjitha procedurat formale për ndërtimin e përmendores në komunë. Me vendim të Këshillit dhe të gjitha vendimet e mëtejshme për ndërtim të memorandumit në suaza të pushtetit lokal, ne kemi qenë të ftuar nga kryetari i komunës dhe nuk shoh asgjë kontestuese në këtë pjesë”, deklaroi mes tjerash Osmani.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Janë vërejtur njolla gjaku”, Policia tregon se çka gjeti afër shtëpisë së 26-vjeçarit që vdiq në Suharekë (FOTO LAJM)

Story i radhës

Lindsbergis: Fillimi i negociatave me Maqedoninë dhe Shqipërinë para përfundimit të kryesimit francez

Të fundit nga