limani komuna e gostivarit do te ndaje 100 vaucere per mamografi falas ne kuader te tetorit roze 6ace74bce685c

Limani: Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas në kuadër të “Tetorit Rozë”

October 13, 2026
1 minut lexim
lim

Gostivar – Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas për gratë dhe vajzat, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, të njohur si “Tetori Rozë”.

Këtë e bëri të ditur kryetari i Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, duke theksuar rëndësinë e kontrolleve të rregullta dhe diagnostikimit të hershëm në luftën kundër kësaj sëmundjeje.

“Ndërgjegjësimi dhe diagnostikimi i hershëm janë thelbësorë për mbrojtjen e shëndetit të grave. Edhe këtë vit, Komuna e Gostivarit do të ndajë 100 vauçerë për mamografi falas, me qëllim që të mbështesim gratë dhe vajzat dhe të inkurajojmë kontrollet e rregullta parandaluese”, theksoi Limani.

Në kuadër të “Tetorit Rozë”, Komuna e Gostivarit, në bashkëpunim me Shoqatën “Ezra”, organizoi edhe punëtorinë informative me të njëjtin emër, ku gratë dhe vajzat e pranishme patën mundësinë të informohen dhe të bashkëbisedojnë me profesionistë shëndetësorë për kancerin e gjirit, rëndësinë e kontrolleve dhe mundësitë për diagnostikim të hershëm.

Në punëtori morën pjesë dr. Miranda Izairi, specialiste e radiologjisë, dhe dr. Ilir Ismaili, onkolog, të cilët ndanë informacione dhe këshilla për rëndësinë e kujdesit të vazhdueshëm ndaj shëndetit.

Përmes këtyre aktiviteteve, Komuna e Gostivarit synon të rrisë ndërgjegjësimin për kancerin e gjirit dhe të nxisë gratë që t’i kushtojnë më shumë rëndësi kontrolleve parandaluese.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bislimi vlereson punen e stafit pas hapjes se repartit te ri ne spitalin psikiatrik te shkupit 6ace7362a5f91
Lajmi i mëparshëm

Bislimi vlerëson punën e stafit pas hapjes së repartit të ri në Spitalin Psikiatrik të Shkupit

Të fundit nga

ShkoLartë