Kryetari i subjektit politik, Nisma, Fatmir Limaj nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook ka njoftuar se sot ka qenë për vizitë në Suharekë.
Limaj thotë se Nisma është e gatshme ta kthejë shpresën në tërë Kosovën.
“Nga Suhareka morëm mbështetje të jashtëzakonshme për të vazhduar veç me VEPRA. NISMA Socialdemokrate është e gatshme të kthejë shpresën dhe normalitetin, jo vetëm në Suharekë, por në tërë Kosovën“.
Tutje ai ka shtuar se përmes programit të tyre, do të punojnë për të përmirësuar kushtet e jetesës, për të mbështetur zhvillimin ekonomik, arsimin cilësor, sigurinë dhe anëtarësimin në NATO”
“Sfidat e qytetarëve janë bërë gjithnjë e më të mëdha në këto 5 vitet e fundit; ata kërkojnë një përgjigje të qartë dhe veçVEPRA konkrete. Ne jemi të angazhuar për të ndryshuar realitetin dhe për të sjellë zhvillim të qëndrueshëm.NISMA ka #veçVEPRA, ato i duhen Suharekës dhe Kosovës, prandaj jemi angazhuar për të sjellë ndryshim real, që do të prekë çdo qytetar dhe çdo familje. Përmes programit tonë, ne do të punojmë për të përmirësuar kushtet e jetesës, për të mbështetur zhvillimin ekonomik, arsimin cilësor, sigurinë dhe antarësimin në NATO“.
Burimi: botasot.info