Limaj: Avokati im Karim Khan lëshoi urdhërarrest për Putinin

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka treguar se gjatë përballjes së tij me drejtësinë ndërkombëtare, Gjykata ia kishte caktuar pas nëntë muajve avokat, britanikun Karim Khan i cili këtë vit ka lëshuar urdhërarrest për presidentin rus, Vladimir Putin.

Karim Khan para një viti ishte emëruar Kryeprokuror i Gjykatës Ndërkombëtare Penale (ICC).

9 muaj nuk kam pasur as vokat. Avokati që më caktoi Gjykata, sot i ka ngritur urdhërarrest Putinit për krime lufte”, tha Limaj.

“Unë disa muaj s’kam pasur avokat. Nëntë muaj. Se kemi ditë asnjë sen. S’kemi ditë ku jemi. Karim Khan mu më është caktuar nga gjykata. Nuk kam besuar. Kur kam shku unë, kam thanë ishalla jemi të parët dhe të fundit.”, tha Limaj.

Story i mëparshëm

Zëri i Amerikës: Në Kosovë 70 për qind e grave besojnë se ngacmimi seksual është dukuri e pranishme në vendin e punës

Story i radhës

Guvernatori Ron DeSantis në një tubim të republikanëve në Miçigan

Të fundit nga