Vjosa Osmani uron Silanovskan që fitoi zgjedhjet në RMV

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka uruar presidenten e re të zgjedhur të Maqedonisë së Veriut, Gordana Silanovska-Davkova.

Në një postim në “X”, Osmani ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian.

Osmani ka shtuar se mezi pret që të punojë me Silanovskan “për të arritur këtë qëllim të përbashkët”.

“Urime për Gordana Silanovska-Davkova për fitoren zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, dhe që u bë presidentja e parë grua e vendit. Kosova dhe Maqedonia e Veriut gëzojnë raporte të shkëlqyera fqinjësore dhe ndajnë angazhim të fortë për integrim evropian. Mezi pres të punoj me presidenten e zgjedhur për ta arritur këtë qëllim të përbashkët dhe t’i thellojmë marrëdhëniet mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut”.

Story i mëparshëm

Izraeli: Vendimi i SHBA-së për armët do të ndikonte ushtrinë në fronte të tjera

Story i radhës

Seanca për inaugurimin e Siljanovskës pritet të mbahet të dielën në orën 12

Të fundit nga