Izraeli: Vendimi i SHBA-së për armët do të ndikonte ushtrinë në fronte të tjera

Mbrojtja izraelite ka frikë se vendimi i SHBA për të pezulluar dërgesat e armëve në Izrael mund të ndikojë në gatishmërinë e IDF-së për konflikte të mundshme në fronte të tjera.

Haaretz shkruan se zyrtarët e mbrojtjes janë të shqetësuar për një përkeqësim të marrëdhënieve midis qeverisë izraelite dhe administratës së Jo Biden dhe kanë paralajmëruar liderët e tyre politikë se kjo krizë nënkupton një ndryshim në marrëdhëniet Izrael-SHBA që nga fillimi i luftës.

Oficerët e lartë të IDF-së paralajmëruan qeverinë për pasojat e mundshme, duke nënvizuar nevojën për sqarime.

Kujtojmë që presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi më herët Izraelin se nuk do t’i dërgonte armë nëse niste një sulm në Rafah, aty ku strehohen më shumë se 1 milion palestinezë, të cilët janë shpërngulur nga zonat e tjera për shkak të luftës në enklavë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kandidatët për titull, kërkojnë fitore

Story i radhës

Vjosa Osmani uron Silanovskan që fitoi zgjedhjet në RMV

Të fundit nga