Lila ka reaguar për zhvillimet e fundit që kanë prekur botën e sportit

Andi Lila ka reaguar për zhvillimet e fundit që kanë prekur botën e sportit.

Kryetari i Shoqatës së Futbollistëve Profesionistë ka shprehur indinjimin e tij për sulmin me tritol në banesën e Armand Dukës. Ish-futbollisti shqiptar thotë se komuniteti i futbolkit gjendet në trysni, si dhe i bën thirrje politikës të qendrojë larg. Kjo pasi këto ngjarje dëmtojnë imazhin e Shqipërisë dhe rrezikojnë përjashtimin e saj nga UEFA dhe FIFA.

“Shumë i tronditur dhe i indinjuar me sulmin me tritol në shtëpinë e Presidentit të FSHF-së, Armand Duka.

Në këtë koment të vështirë për familjen Duka unë dhe Sindikata e Futbollistëve Profesionistë dua t’i shprehim të gjithë mbështetjen tonë dhe të uroj që ta kalojë sa më shpejt këtë traumë të rëndë.

Në kulmin e një konflikti të ngarkuar politikisht, që po shkon përtej çdo limiti, vjen edhe ky incident i rëndë. Për fat të mirë nuk pati viktima në njerëz, por kjo ngjarje ka goditur rëndë psikologjikisht komunitetin e futbollit shqiptar.

Ky komunitet ndodhet në një trysni të tmerrshme me presione nga më të ulëta që vijnë nga eksponentë politikë në të gjithë vendin. Dhe e gjitha kjo bëhet për të manipuluar procesin e zgjedhjeve në Shoqatat Rajonale të Futbollit me qëllimin final për të ndryshuar vullnetin e zgjedhësve në Asamblenë e Përgjithshme të FSHF-së.

Një sulm i paprecedentë që duhet ndalur sa më parë pasi rrezikon ta dëmtojë rëndë Shqipërinë dhe organizimin e finales së UEFA Conference League në Tiranë më 25 maj.
U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë që të tërhiqen sa nuk është vonë pasi këto veprime të papërgjegjshme për të ndërhyrë ë mënyrë flagrante në çështje që i takojnë komunitetit të futbollit mund të kenë pasoja të rënda për Shqipërinë deri në përjashtimin nga FIFA dhe UEFA”
, ka deklaruar Andi Lila.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ruhuni nga këto shenja! Ja kush prej tyre ka më shumë gjasa të tradhtojë

Story i radhës

Shitje narkotikësh dhe dhunë në familje, 5 të arrestuar në Tiranë

Të fundit nga