Lija e majmunëve/Cana: Nuk ka nevojë për panik

May 24, 2022
1 minut lexim

Pas shumë sfidave me virusin Covid-19 i cili tani ka një numër më të ulët të infeksioneve në Evropë, lija e majmunëve është një tjetër sëmundje që po përhapet në Evropë.

Sipas infektologut Fadil Cana qytetarët nuk duhet të hyjnë në panik.

“Kjo sëmundje është e njohur në fushën e infektologjisë dhe daton që nga viti 1958 kur u izolua për herë të parëe nuk ka vend për panik tek qytetarët, edhe pse pas pandemisë Covid-19 në dy vitet e fundit vigjilenca për sëmundjet infektive është shumë më e lartë”,deklaroi Fadil Cana infektolog në Klinikën Infektive në Shkup

Në pyetjen e gazetarit të tv Klan M se si transmetohet kjo sëmundje dhe cilat janë simptomat e para, infektologu Cana tregon mënyrat:.

“Sëmundja transmetohet nga kontakti i ngushtë, shumica e rasteve të raportuara të sëmundjes lija e majmunëve janë tek individë që ne me fjalor mjekësor i quajmë MCM”

“Kjo sëmundje ka një periudhë inkubacioni 7-14 ditë me variabël që mund të jetë 5-20 ditë dhe manifestimi klinik është temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskulore, lifadenopati. Pas 1 deri në 3 ditë, në lëkurë shfaqen ndryshime, të cilat nisin nga skuqja fillestare”,deklaroi Fadil Cana infektolog në Klinikën Infektive në Shkup për tv KlanM.

YouTube video

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

VOA/ Presidenti, raundi III më 30 maj, nuk ka shenja për bisedime mes palëve

Story i radhës

Agim Ademi: Futbolli në Shqipëri dhe Kosovë është i lirë nga politika, është autonom

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë