Ligji për zyrtarët publik – Administratë partiake apo profesionale?!

December 9, 2022
min lexim

Debati pozitë opozitë vuri në pah anët e favorshme dhe mangësitë e këtij ligji qoftë në aspektin përmbajtjesor formal, qoftë filozofik të sjelljes që rregullon.

U synua se, ky ligj rregullon përformancën,  por kjo rritet vetëm me kushtet e shërbimit, standardet, frymën së garës për përsosmëri,  zhvillimit të karrierës profesionale dhe karrierës së sigurtë. Merrni si shembull vetëm punëtorët e AKP ta zëmë, kanë punuar në baraka të pluhurosura e të pa izoluara por asnjëherë nuk janë ankuar sepse kanë pasur paga enorme të mëdha në krahasim me të gjitha kategoritë e punëtorëve të administratës.

U synua, se ky ligj do të mundësoj kthimin e trurit profesional, nga bota e jashtme apo mërgata, në Kosovë. Kjo është strategji e mençur! Por, kjo arrihet vetëm me negocim për krijim të mundësive dhe ofertës me kushte joshëse që do të sfidojnë patriotizmin e tyre shtetëror e kushtetues.

Por, jo të nxitet konkurrimi për punësim nga diaspora, ndaj qytetarëve (të rinj e të reja) rezident, të cilëve deri me tani s’iu kemi lënë asnjë rrugë tjetër veç ikjen nga Kosova, jo vetëm të profesionistëve por të gjitha kategorive.

 

Reforma ligjore në administratë do të duhej të nënkuptonte ngritjen dhe avancimin e administratës profesionale me standarde të cilat “nuk duhet ti ulim në nivelin tonë por , duhet të ngitemi vet në nivelin e standardeve dhe kritereve që vendosim”.

Shprehja abuzuese “të mundësoj integrimin e të rinjve” është e pa ndershme. Sepse integrimi i gjeneratave të reja në administratën publike është proces që vije vetvetiu sipas ligjeve aplikative si ai shërbimit, pensionimit (të rregullt apo të parakohshëm) dhe kërkesave për plotësim nga institucionet.

 

Ajo që duhet të promovoj ky ligj është kriteri i “mundësive dhe shanseve të barabarta” dhe kushte optimale shërbimi, për të gjithë.

Kurse po ti referohemi përmbajtjes së ligjit, neneve të caktuara, lexohet kjartë se më shumë kemi të bëjmë me synimin e ngritjes së një administrate partiake, se sa një administratë profesionale. 

Këtë e dëshmon më së miri kriteri “përshtatshmëri/ i përshtatshëm” apo siç e kemi përjetuar brezat e më hershëm nën regjimin komunist jugosllav “podobnost i podoban”. Zaten kjo mesë paku po më befason ngase është doktrina politike e promovuar nga qeveria LVV, por, po më dhëmb më shumë për shkak të të rinjve që s’do të jenë të barabartë pa qenë edhe të përshtatshëm partiakisht.

Pra termi abuziv, “integrimi i të rinjve”  është në frymë elektorale, logjikë që keni instaluar te militantët dhe përkrahësit tuaj partiak, se me ardhjen e juaj në pushtet do të largohen të gjithë të punësuarit e klasës së vjetër e do të integrohen militantët tuaj partiak. Por kjo është një lajthitje e pafalshme, ngase të punësuarit në administratë profesionale kanë ardhur me procedura standarde dhe mund të largohem po ashtu për arsyet ligjore.

Kjo është cenim i të drejtës kushtetuese për punë dhe karrierë. Pozitat politike, mund, duhet por s’do të thotë, të ndajnë fatin e partisë që i ka sjellë. Stafi tjetër, që bëjnë karrierë profesionale në administratë, nuk  do të duhej të rrezikohet.

Kontratat afatshkurtra, për stafin profesional në administratë,  krijon pasiguri në punë dhe karrierë por edhe jo stabilitet administrativ.

Po! Ka nevojë për avancimin e kritereve  dhe standardeve për rekrutim edhe të zyrtarëve publik edhe shërbyesve civil, që njeriu i duhur të vije në vendin e duhur.

A ka pasur shkelje deri tani? Po , shumë! Po, turpshëm! Po, në mënyrë arbitrare e abuzive, sipas përkatësisë së paragjykuar politike, sociale, gjinore, etj.

Ka nevojë po ashtu, për avancim të kritereve dhe disiplinës në punë dhe përmbushjes të orëve të punës që paguhen.

Por, kjo përmbajtje e këtij ligji, ka nuanca abuzive retorike, të cilat në të ardhmen do krijojnë pasoja që s’do lejojnë ngritjen e një administrate profesionale, siç po aludohet në të rinjtë, e kualifikuar nga diaspora, të rinjtë e të rejat vendorë, femrat, që në fakt nuk kanë kufizime. Por, realiteti është se të rinjtë e kualifikuar po ikin për shkak të shanseve jo të barabarta e korrekte, por edhe kushteve dhe kritereve të shërbimit e zhvillimit në karrierë. 

Mendoni se çka po lini trashëgimi në të ardhmen e se siç tha lideri juaj suprem me zulmëmadhëshitnë e tij, “shteti është i përhershëm, pushtetet shkojnë e vijnë”.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vota e emigrantëve/ Kushtetuesja-Parlamentit: Plotësoni boshllëkun ligjor

Story i radhës

Arrestohet për korrupsion nënpresidentja e Parlamentit Evropian

Të fundit nga

Anisa, Gjestit: Mos u ndiko nga Xheneta

Konkurrentja e Big Brother VIP Kosova 3, Anisa pati një mesazh për Gjestin, teksa ishin duke biseduar. Ajo i tha që të mos ndikohet banorja tjetër e shtëpisë. “Për Xhenetën e kam
ShkoLartë