Vota e emigrantëve/ Kushtetuesja-Parlamentit: Plotësoni boshllëkun ligjor

Gjykata Kushtetuese ka shpallur se në zgjedhjet e 25 prillit 2021 është cënuar e drejta e emigrantëve për të votuar.

Kushtetuesja i dha pjesërisht të drejtë shoqatës  “Diaspora për Shqipërinë e Lirë” duke vendosur se për shkak të boshllëkut ligjor është cënuar e drejta kushtetuese e votës së emigrantëve.

Për këtë arsye Gjykata Kushtetuese urdhëron Parlamentin që brenda një viti të plotesojë këtë boshllëk ligjor për të mundësuar votën e emigrantëve.

Sipas  kodit zgjedhor çdo emigrant mund të votojë, por duhet të kthehet në Shqipëri për të ushtruar të drejtën e votës.

Nga ana tjetër me marrëveshjen e 5 qershorit në kod u shtuan disa nene që mundesonin votën e emigrantëve aty ku jetojnë, por ato nuk u zbatuan për shkak të kohës së kufizuar nga miratimi i ligjit deri në zgjedhje.

Megjithatë kur të publikohet vendimi i arsyetuar do të kuptohet se çfarë kërkon saktësisht Gjykata Kushtetuese në lidhje me votën e emigrantëve.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Qeveria: Institucionet të sigurojnë mjete për K-15 nga buxheti i tyre për vitin 2022

Story i radhës

Ligji për zyrtarët publik – Administratë partiake apo profesionale?!

Të fundit nga