Liga e Konferencës/Laçin nuk e ndal kartoni i kuq, barazon si mysafirë me Petrocub

July 21, 2022
1 minut lexim

Skuadra shqiptare, Laçi, ka arritur sot të barazojë si mysafirë me skuadrën moldaveze, Petrocub, pavarësisht faktit se ishte me një lojtar më pak në fushë për më shumë se një orë lojë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Zimbru”, skuadra e Laçit barazon si mysafire me shifrat 0:0 kundër Petrocub.

Të dy skuadrat kishin rastet e tyre për gol, ku gjatë tërë ndeshjes vendasit regjistruar plot 30 tentime për gol, krahas vetëm tri sosh sa kishte Laçi.

Laçi ishte i hendikepuar me një lojtar më pak në fushë, pas ndëshkimit me dy kartonë të verdhë, respektivisht me të kuq, të mesfushorit Sebastian Spahiu.

Spahiu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë qysh në minutën e 27’ të ndeshjes, kështu duke e lënë skuadrën e tij me një lojtar më pak, por që kjo nuk e pengoi Laçin që të nxjerr një barazim si mysafirë, kështu duke e lënë të hapur çështjen se cila skuadër do ta sigurojë kualifikimin tutje për në Ligën e Konferencës.

Ndeshja e sotme mbyllet pa gola, kurse ndeshja e kthimit do të zhvillohet më datën 28 të këtij muaji në stadiumin e Laçit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Meta: Shqipëria mbështet të drejtat e shqiptarëve të Luginës

Story i radhës

“IRL” zbulon edhe një skandal në Klinikën “Zhan Mitrev”

Të fundit nga

NASA me mision për të studiuar nga afër diellin

Një sondë e Agjencisë amerikane Hapësinore (NASA) është duke bërë përpjekje që të bëjë histori duke bërë afrimin më të madh ndonjëherë me diellin. Sonda diellore Parker synon të zhytet në atmosferën
ShkoLartë