Liderët shqiptar që duan të shkojnë bashkë në BE, u ndanë në Shkup

July 1, 2025
1 minut lexim

Shkup, 1 korrik – Në të njëjtën kohë Ali Ahmeti – kreu i BDI-së në opozitë – në atmosferë tejet dashamirëse, i zbarkoi në hotel kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me përqafime si dhe me rrokje duarsh.

Atmosfera dukej qartë që ishte produkt i ambasadorit të Shqipërisë që mbështillte meritat me këtë tundje koke.

Sot në mëngjes, dy kryeministrat i kishin të ndara agjendat. Kurti u kthye në Prishtinë, ndërsa Edi Rama përshkoi sheshin Skënderbe dhe Çarshinë, në një turmë përjashtuese vetëm të zyrtarëve të BDI-së, për t’u ulur në një nga çajtoret e saj.

Këto episode nuk janë thjesht një rastësi e orareve. Janë reflektim i një ndarjeje që po kalon çdo limit. Mexhiti dhe Ahmeti, dikur nga e njëjta parti, sot s’flasin me njëri-tjetrin, por secili kanë “engjëllin” e vet mbrojtës – nga një kryeministër shqiptar në krah. Ky karshillëk nuk është i sotëm. Edi Rama njihet për mbështetjen e vjetër të Ahmetit dhe BDI-së, lidhje kjo e përforcuar nga ish zëvendëskryeministri në arrati dhe i listës së zezë Artan Grubi, e kulmuar me iniciativën e Ballkanit të hapur. Përqafimet me presidentin Vuçiq shiheshin me përçmim nga Kosova, ndërkohë që Ahmeti kishte marrë krahë deri sa të guxonte të fliste për ndryshim territoresh, si mundësia më e mirë për të shuar hasmëritë e vjetra me Serbinë, siç e quante ai. Ndërsa Bujar Osmani, pas sulmit në Banjskë, me planin 9-pikësh të OSBE-së irritoi sërish Kosovën, kur sugjeronte tërheqjen e Policisë Speciale nga veriu i Kosovës, apo edhe dorëheqjen nga kryetarët e katër komunave në veri.

Kurti, ishte e qartë dhe nuk i fali këto akte, dhe rrugët e tyre bënë që të ndanin edhe rrugët e shqiptarëve të këtushëm. Ajo që pamë me defiletë e kryeministrave nuk janë gjë tjetër veçse një kompas i thyer: Kurti me Mexhitin dhe Rama me Ahmetin të cilët nuk e dinë fort mirë se historia nuk u jep shanse të dyta të ndarëve, por përçarësve. /Alsat.mk

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

RENT A CAR

Lajmi i mëparshëm

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, e falënderon për “forcimin e marrëdhënieve”

Të fundit nga

ShkoLartë