osmani pret ne takim lamtumires ambasadoren e estonise e falenderon per forcimin e marredhenieve 6863e50be20a2

Osmani pret në takim lamtumirës ambasadoren e Estonisë, e falënderon për “forcimin e marrëdhënieve”

July 1, 2025
1 minut lexim

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim lamtumirës ambasadoren jorezidente të Estonisë në Kosovë, Janne Jõesaar-Ruusalu, me rastin e përfundimit të mandatit të saj diplomatik.

Gjatë takimit, Osmani e falënderoi ambasadoren Jõesaar-Ruusalu për “angazhimin e saj të çmuar në forcimin e marrëdhënieve” ndërmjet Kosovës dhe Estonisë.

Siç njofton Presidenca, ajo u shpreh e kënaqur me bashkëpunimin në fushat e digjitalizimit dhe sigurisë kibernetike, ndërkaq ripërsëriti iniciativën e saj për thellim të raporteve me Estoninë në fushën e mbrojtjes.

Osmani po ashtu vlerësoi mbështetjen e vazhdueshme të Estonisë për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik.

Në fund, Presidentja uroi ambasadores Jõesaar-Ruusalu suksese të mëtejshme në angazhimet e saj të ardhshme diplomatike.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

brazili dhe boterori jane zgjedhja me e mire 6863e508d2d40
Lajmi i mëparshëm

Brazili dhe Botërori janë zgjedhja më e mirë

lideret shqiptar qe duan te shkojne bashke ne be u ndane ne shkup 6863e940516df
Lajmi i radhës

Liderët shqiptar që duan të shkojnë bashkë në BE, u ndanë në Shkup

Të fundit nga

Kush komandon vërtet në Iran

Kur ajatollahu Ali Khamenei qeveriste në Iran si udhëheqës suprem, ai ushtronte një pushtet absolut mbi të gjitha vendimet që lidhen me luftën, paqen dhe negociatat me Shtetet e Bashkuara. Djali i
ShkoLartë