librazhd partners in crime ne pranga 2 persona per grabitje ndaj te moshuarve 6887836825f98

Librazhd/ “Partners in Crime”, në pranga 2 persona për grabitje ndaj të moshuarve

July 28, 2025
min lexim

Iu morën me dhunë sendet personale, 2 shtetasve të moshuar, identifikohen dhe vihen në pranga një 32-vjeçar dhe një 33-vjeçare.  Po ashtu policie ka vënë në pranga  edhe një 41-vjeçar, pasi ka blerë një celular të vjedhur nga 2 të arrestuarit.



Sekuestrohen sende personale dhe 4 celularë, të dyshuara të vjedhura, automjeti, veshje të ndryshme dhe kapuç, që përdornin 2 të arrestuarit.

“Komisariati i Policisë Librazhd, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda të DVP Elbasan, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, në drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Partners in crime”.  

Si rezultat i këtij operacioni është bërë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: 

-V. K., 32 vjeç, banues në Shkodër dhe M. K., 33 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim;  

-E. Sh., 40 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave të vjedhura”.  

Nga hetimet e kryera gjatë operacionit dyshohet se shtetasit M. K. dhe V. K., në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer 2 vjedhje në fshatin Sheje, konkretisht:

-Më datë 25.07.2025, i kanë marrë me dhunë portofolin me një shumë parash, një 68-vjeçari, i cili është dëmtuar lehtë;

-Më datë 27.07.2025, i kanë marrë me dhunë çantën dhe celularin, një 62-vjeçareje, e cila është dëmtuar lehtë. Ajo ka marrë mjekim në spitalin e Librazhdit dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Celularin që ia kanë vjedhur 62-vjeçares, ata ia shitur shtetasit E. Sh.

Gjatë operacionit janë sekuestruar celulari i blerë nga shtetasi E. Sh. dhe 3 celularë që i janë gjetur autorëve, të cilët dyshohen të vjedhur, çanta e vjedhur, automjeti që përdornin autorët, të cilin e kishte marrë me qira shtetasi V. K. dhe veshje të ndryshme që dyshohet se ata i përdornin gjatë vjedhjeve”, thuhet në njoftim.

Vijonë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

 

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuredini kur ste do shtepia jote troket te nongratat 688781c388500
Lajmi i mëparshëm

Nuredini: Kur s’të do shtëpia jote, troket te ‘nongratat’

skender rexhepi qeveria ta anuloje vendimin qe zvogelon numrin e keshilltareve komunale 6887850bc99fb
Lajmi i radhës

Skender Rexhepi: Qeveria ta anulojë vendimin që zvogëlon numrin e këshilltarëve komunalë

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë