Liberalizimi i vizave nuk është meritë e partive dhe aq më pak e opozitës zhurmuese, por meritë e popullit

min lexim

Pse po bëhet aq zhurmë e tepruar por edhe neveritëse nga qarqe të ndryshme për liberalizimin e vizave të qytetarëve të Kosovës, sikur ky vend nuk po llogaritet fare në hartën e Ballkanit perëndimor dhe që pretendon të bëhet pjesë e familjes evropiane.

Pse po neglizhohet një proces i tillë, dhe këta qytetarë të dënohen në një mënyrë pa të drejtë, dhe sipas propagandës serbe, sikur edhe marrëdhëniet e tyre me Serbinë, nuk janë në përmirësim për fajin e tyre, një e gjë e tillë është shumë e dhimbshme edhe për bashkësinë ndërkombëtare, e cila bazohet në rrethana dhe shantazhe të tilla.

Nga BE-ja, prisnim shumë e më shumë që ky popull i dal nga lufta të ndihmohet edhe në integrimin e këtij vendi me vendet evropiane dhe më gjerë në organizatat ndërkombëtare, por jo të ndodh e kundërta, duke e kufizuar lëvizjen e qytetarëve të saj, që nga hapat e parë nga vetë BE-ja, e cila përcakton tiparin dhe masën e kësaj nevoje për secilin vend në këtë familje.

Çka do të thotë kjo, ata që dje ishin shkaktar të luftërave dhe gjenocideve rajonale, sikur që ishte Serbia, një vend i tillë e merr të drejtën e lëvizjes së lirë menjëherë pas lufte në gjithë Evropën dhe botën, sikur mos të kishte ndodhur asgjë, po ashtu edhe kriminelët e këtij vendi shëtisin të lirë dhe e gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së, ndërsa qytetarët e Kosovës, nuk e gëzojnë këtë të drejtë akoma, për shkaqe dhe arsye që vetë BE-ja, jep shpjegime të pa arsyeshme dhe të mjegulluara.

Tregimi i një ngjarje të tillë, tani sikur po merr ngjyrime të paperceptueshme, dhe roli i BE-së, për një çështje të tillë nënkupton se i mungon ekuilibri apo fuqia e vendimeve, ose një vullnet i pranuar duhet të lidhet edhe nga disa vende që u mungon vullneti, siç është Hollanda dhe Franca, të cilat e kanë bllokuar një proces të tillë, që do të thotë se, njëra dhe tjetra janë të lidhura ngushtë dikund me vullnetin që vjen nga urdhrat e Serbisë, sepse gjithçka lidhet me lobimet e saj, e cila pretendon pengimin e gjitha proceseve integruese, duke aluduar edhe në liberalizimin e vizave për qytetarët e këtij vendi.

Nuk është e mundur që problemet ekzistuese të palëve në negociata, siç është pala serbe me palën kosovare, të zgjidhen apo të bëjnë një marrëveshje përfundimtare me njëra-tjetrën, kur palët nuk janë të barabarta me njëra-tjetrën, apo nuk trajtohen të njëjta në negociata pranë BE-së, dhe kjo si ndërmjetësuese e negociatave, po e humb kuptimin dhe rrolin e një negociatore të sinqertë dhe serioze, për të përfunduar një çështje shumë e ndjeshme dhe historike.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, i ka ardhë fundi që të realizohet, ose ky proces e ka edhe një vegëz, e cila mund të lidhet me marrëveshjen në mes Kosovës dhe Serbisë, duke prodhuar kushte përtej kushteve, në realizimin e asaj që të plotësohen kushtet e Serbisë, dhe sikur po bazohet në llogarinë e instinkteve dhe lojërat e atyre që po e krijojnë këtë kompleks për të mos realizuar paqen në mes këtyre dy vendeve, duke e mos dëshiruar edhe rajonin në paqe.

Liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës, mund të neglizhohet, por nuk mund të pengohet dhe të mohohet, sepse është e drejtë qytetare dhe njerëzore e këtij komuniteti, sikur të drejtat e gjithë qytetarëve të vendeve tjera rajonale, që duhet të jetë ecuri dhe arritje për gjitha vendet e një familje të ardhshme evropiane.

Nuk ia vlen të diskutojmë se ky proces zhvillimi dhe formë e një qytetërimi brenda BE-së, që plotëson nevojat njerëzore, në veçanti lëvizjen e lirë qytetare dhe marrëdhëniet e tyre tregtare, do të ishte meritë e një partie dhe grupi të caktuar politik në Kosovë, dhe aq më pak bëhet fjalë nga partitë politike, që e përfaqësojnë opozitën e sotme, e cila për shumë shkaqe të saj, në veçanti e krimit të organizuar dhe korrupsionit, e kanë pësuar këtë pasojë deri më tani qytetarët e Kosovës.

Story i mëparshëm

Çfarë ndodh me lëkurën tuaj nëse bëni grim çdo ditë?

Story i radhës

Draghi: Nuk do të njohim rezultatin e referendumeve në zonat e pushtuara të Ukrainës

Të fundit nga