Letër Tito Petkovskit që thotë: “Shqiptarët mos të kenë të drejta më shumë se komunitetet tjera në Maqedoni”

April 12, 2022
1 minut lexim

I NDERUAR TITO PETKOVSKI NGA JU VJEN RREZIKU, NGA SHKRIMET QIRILIKE SERBE-BULLGARE, APO NGA ALFABETI LATIN I SHQIPTARËVE?

 Ju që na konsideroni njësoj si nacionalitetet tjera pakicë në shtetin me emrin e popullit tuaj, Maqedoni, që na urreni pa kufij, sikurse serbët, grekët e bullgarët që s’ju duan juve, poashtu edhe ju të njëjtët veprime bëni ndaj nesh. Po ju bëjmë disa pyetje  të logjikshme e kurrsesi cinike e nënçmuese, i nderuar Tito Petkovski?

-Ç’jeni ju, maqedonas antik, apo maqedonas sllavë? Po të ishit popull antik atëherë do duhej ta flisnit ose greqishten ose shqipen, pasi argumentet historike e shkencore vërtetojnë se  në këto territore kanë jetuar dy popuj me gjuhët e tyre të veçanta helase e ilire. Kjo argumenton se prejardhja e juaj është sllave, ardhacakë të ardhur në këto troje nga Rusia e largët.

-Nëse ju e bashkështetasit e mi maqedonas do ishit popull me tradita kulturore, tradicionale, folklorike, gjuhësore e fetare autoktone e origjinale, pse atëherë grekët s’ua pranojnë identitetin tuaj kombëtar?, mos vallë identiteti juaj kombëtar është i dyshimtë?, pse bullgarët s’ua pranojnë identitetin tuaj gjuhësor?, mos vallë identiteti juaj gjuhësor është i dyshimtë?, pse serbët s’ua pranojnë kishën tuaj autoqefale ortodokse maqedonase?, mos vallë identiteti juaj fetar është i dyshimtë?

Pra, rrezikshmëria e qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare nga cila anë vjen, nga shqiptarët që i urreni deri në pafundësi, apo nga serbët, grekët dhe bullgarët?

-O ti Tito Petkovski, si mund të jetë e rrezikshme për ju, gjuha shqipe e shqiptarët, kur kurrgjë s’kanë të përbashkët me maqedonishten e popullin tuaj maqedonas, si nga aspektet identitare, folklorike, kulturore, gjuhësore, leksikore, fonetike, morfologjike, sintaksore e alfabete-drejshkrimore? Aq jeni i pa marrë vesh e aq naiv politikan sa që nuk e kuptoni se nga ju vjen rreziku i qenies suaj kombëtare, gjuhësore e fetare.

Po nga ju vjen rreziku, a nga shkrimi qirilik serb e bullgar, apo nga alfabeti latin i shqiptarëve?, nga gjuha e juaj motër serbe-bullgare, apo nga shqipja e veçantë?, nga feja juaj e njëllojtë ortodokse serbe,-greke-bullgare, apo nga bashkështetasit tuaj shqiptarë me fe myslimane? Mos kjo tregon  se ju me të vërtetë nuk i dini armiqtë e popullit tuaj?!

A me të vërtetë nuk e kuptoni se pa shqiptarët e urtë nuk do egzistonte edhe shteti juaj i RMV-së?!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Gjykata e Apelit merr në shqyrtim ankimin e Enkelejd Alibeajt, ja kush do të jetë relatori

Story i radhës

Sky News: A po synon Putini fitoren në Ukrainë me këtë datë – dhe a mund ta bëjë atë?

Të fundit nga

ShkoLartë