Lëndohet Di Maria, rrezikon paraqitjen në “Katar 2022”

1 minut lexim

Momentalisht është duke u zhvilluar ndeshja mes skuadrës së Maccabi Haifas dhe Juventusit, ku ky i fundit e gjen vetën në disavantazh prej dy golave.

Përveç rezultatit negativ, tani janë shtuar problemet për Juventusin sa i përket lëndimeve, ku anësori Angel Di Maria u detyrua ta lë fushën në minutën e 23’.

Di Maria pësoi një lëndim në muskul, ku sipas raportimeve të fundit thuhet se ylli argjentinas mund ta humbas Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Ky do të ishte një hendikep i madh për Kombëtaren e Argjentinës, pasi që edhe për yllin e Romës, Paolo Dybala, thuhet se do ta humbasë “Katar2022”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Presidenti ukrainas akuzon presidentin rus për “bllokim të paqes”

Story i radhës

Publikohet lista, këto janë lagjet “më të bukura” në botë për vitin 2022, kush kryeson

Të fundit nga