leao i eshte ofruar realit 639316635bd4e

Leao i është ofruar Realit

December 9, 2022
1 minut lexim

Gazeta spanjolle Marca ka njoftuar se agjenti i Rafael Leaos ia ka propozuar Real Madridit anësorin e Milanit, por Los Blancos nuk janë të interesuar.

E ardhmja e sulmuesit portugez nuk është vendosur, pasi ai ka kontratë me Rossonerët deri në verën e vitit 2024, ndërsa bisedimet për vazhdimin e kontratës nuk kanë filluar.

Paraqitjet e tiji në Kampionatin Botëror u kanë lënë përshtypje shumë skuadrave, në veçanti Chelseat që ka përgatitur 100 milionë euro për të.

Megjithatë, duket se nuk i ka bërë përshtypje Realit, meqë Jorge Mendes ia ka ofruar presidentit Florentino Perez më shumë se një herë.

Por, Los Merengues tashmë e kanë Vinicius Juniorin në anën majtë dhe nuk janë të interesuar së paku për afatin e ardhshëm kalimtar.

Krahas Chelseat, klubet tjera të interesuara janë edhe Paris Saint-Germain, Manchester United e Manchester City.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

twitter do te tregoje nese profili juaj eshte i kufizuar ne shikueshmeri 639314b85917c
Story i mëparshëm

Twitter do të tregojë nëse profili juaj është i kufizuar në shikueshmëri

dita nderkombetare kunder korrupsionit ambasada e shba ve ne tirane vazhdojme luften per rritjen e transparences globale 639316d594de5
Story i radhës

Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, ambasada e SHBA-ve në Tiranë: Vazhdojmë luftën për rritjen e transparencës globale

Të fundit nga

​26 vjet nga masakra në Burgun e Dubravës

Njëzet e gjashtë vjet më parë në Burgun e Dubravës ka filluar të kryhet njëra nga masakrat më të mëdha në Kosovë kundër shqiptarëve nga regjimi i kriminelit serb Sllobodan Millosheviq. Brenda
ShkoLartë