Në traditën e saj filozofike Lidhja demokratike e Kosovës shquhet si subjekt politik më transparenti (demokratik) në vend.
Me çfarë të drejte mendojnë humbësit (dështakët), të cilët vetëm humbje të një pas njëshme i kanë sjellë LDK-së në Mitrovicë.
Prandaj në këto zgjedhje që do të mbahen në muajt në vijim, Degën e LDK-s në Mitrovicë duhet ta udhëheqin njerëzit më të devotshëm, të cilët kanë qenë konsistent me programin e LDK-së.
LDK si parti shtetformuse ka ditur gjithmonë që në krye të saj të zgjedhë udhëheqës të devotshëm për të mirën e degës së LDK-së në Mitrovicë, dhe në përgjithësi të saj.
Besnik Gjaka, kryetar i nëndegës së LDK-së në veri të Mitrovicës