LDK-ja, dikur dhe sot

October 25, 2022
1 minut lexim

LDK-ja, për t’ia kthyer namin partisë së Dr.Ibrahim Rugovës, parasegjithash kërkohet t’i largojë dhe t’i ndëshkojë e jo të dekorojë të gjitha ata, të cilët e kanë rrënuar imazhin e partisë vite me radhë.

T’i largojë nga partia udhëheqësinë e vjetër, e cila ulurinte për t’i fituar zgjedhjet kinse për t’i shërbyer partisë, popullit dhe vendit, por posa i zunë postet ndërtuan villa në Prevallë në zonën turistike të Sharrit dhe posa u skadoi mandati e harruan partinë, qytetarët dhe shtetin.

Sot ca nga ta shëtisin pranë Lumbardhit në Prizren, me dëgjojse në vesh duke dëgjuar muzikë.

T’i kthejë në parti të gjithë ata, të cilët udhëheqësia e vjetër i ka larguar, sepse kanë menduar ndryshe.

Udhëheqësia aktuale të distancohet nga udhëheqësia e vjetër dhe të revokojë mirënjohjet, të cilat i ka akorduar udhëheqësia e vjetër në momentin e ardhjes në krye të partisë.

Në të kundërtën, në vend që LDK-së t’i kthehet nami që e kishte dikur, vetëm sa do të rrënohet edhe më shumë reputacioni dhe e ardhmja e saj politike.

Të gjithë e dinë se kjo parti dikur e dominonte skenën politike të Kosovës dhe e kishte numrin më të madh të elektoratit në Kosovë, por pas shkuarjes në amshim të themeluesit të saj Dr. Ibrahim Rugova, në krye të saj erdhën ca politikanë të pa vizion, sahan lëpirës, duke e shndërruar LDK-në, në patericë të PDK-së, për interesa të tyre karrieriste dhe materiale në kundërshtim me vullnetin e elektoritit, me ç’rast ky subjekt dikur me nunrim më të madh të elektoratit në Kosovë, sot ka në Parlament një numër simbolik deputetësh.

Është për ta vajtuar LDK-në, në ç’deregje e ka katandis udhëheqësia e saj pas t’madhit Dr. Ibrahim Rugova.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Makina përplas 8-vjeçarin para shkollës

Story i radhës

“E mahnitshme”/ Britania zgjodhi Sunakun si kryeministër të vendit, reagon Biden: Revolucion!

Të fundit nga

ShkoLartë