Lavdërimi foshnjor i LVV, për refuzimin e Speciales!

Ndërsa Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pse lavdërohet me refuzimin e bërë Speciales. Të paktën, pas bllokimit të Vettingut, nga të inkriminuarit e drejtësisë, duhet të reflektonin dhe të mos i akuzojnë votuesit e Gjykatës Speciale të Kosovës, me seli në Den Hag. Derisa nuk ke forcën t`i prangosish dhe ndëshkosh kriminelët, Specialja e Hagës është zgjidhje pa alternativë.

Dakord, nuk ka pasur transplacion organesh. Por, në librat e Karla del Pontes dhe të Dick Marty-së, janë pasqyruar edhe gjetjet e prokurorit amerikan Jack Smith, torturat dhe vrasjet e kundërshtarëve politikë shqiptarë, në, të paktën, 40 burgjet rurale, të improvizuara, kryesisht, ahure e shtalla bagëtish, të menaxhuara nga komandantët e zonave, me urdhër të SHTAB-it, Qendror të LPK-së, pavarësisht nëse ai ndodhej në “Rogner” apo brenda Kosovës.

Skajmërisht kriminale, askush nga ata që kërkojnë zhbërjen e Gjykatës Speciale, nuk merakoset për “vrasjen e mbi 1.000 kundërshtarëve politikë”, siç konstatonte kryeministri i Kosovës, Dr. Bujar Bukoshi, dy dekada më parë. Ndërsa statistikat e specialistëve të Drejtave të Njeriut dhe të Shoqërisë Civile, shifrimi i viktimave, shkon në 1.825 dhe në evidencat e fundit, deri në 1.920. E tmerrshme, të gjithë shqiptarë krejtësisht të pafajshëm, kryesisht, luftëtarë të uniformuar dhe të devotshëm për çlirim dhe demokraci!

PAN-i, në përgjithësi, PDK-ja, në veçanti, në mënyrë të organizuar, po bënë çmos, për ta inkriminuar UÇK-në, duke mbrojtur individ e grupe, se, gjoja, me veprimet e tyre, qofshin edhe vrastare, përfaqësojnë UÇK-në! Kjo tendencë e poshtër e kriminale, duhet të stopohet dhe të demaskohet, si armiqësi e hapur ndaj Kosovës.

Së fundi, është skandaloze deklarimi paushall dhe hiç i saktë, i kryeminstrit Albin Kurti: “Bashkëluftëtarët e Adem Jasharit po mbahen në Hagë, për luftën e pashembullt për liri”!? Ndërkohë që nuk kanë qenë shokë lufte të Ademit. Përkundrazi, përgojues, pengues dhe sabotues të luftës së Hamëz dhe Adem Jasharit, të cilët, edhe fizikisht i ndanin 2.000 kilometra! Madje, nga katërshja e Hagës, tre syrësh nuk kanë fare pjesë e luftës. Në vend të luftës për çlirim e liri, ata kishin zgjedhur të merreshin me lista morbide, vratare dhe komunikata SHTAB-iste, gjithnjë, në emër të UÇK-së, denigruese të luftëtarëve të mirëfilltë dhe sabotuese të luftës çlirimtare.

Gjithsesi, kjo deklaratë, sa e papritur, aq edhe foshnjore, do t`i kushtojë Kurtit, kur dihet se 85 % e shqiptarëve, në të gjitha sondazhet, matje publike, duan rend e ligj, luftë kundër krimit të organizuar vrastar dhe hajnisë zyrtare. Me këtë premtim LVV korri fitoren, pothuajse, plebishitare, në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Veç kësaj, Kurti shpërfaqë dozën e anarkiste të kundë-shtetit, kundër ligjit, drejtësisë. Ai, nën trysninë kriminale të PAN-it, dorëzohet, amniston krimin dhe kriminelët! Shqiptarët nuk e primsnin këtë dobësi dhe kthesë diabolike, të Albin Kurtit, të admiruar, sidomos, nga rinia shqiptare, si parimor dhe qendresëtar, pikërisht, për të vendosur drejtësinë e munguar në Shqiptari, që nga 9 prilli 1939!?

Veç kësaj, kjo nuk i ndihmon të izoluarit në Hagë. Fundja, burgu në Shvemingen të Holandës, nuk është Burgu i Burrelit, “Burgu i Vdekjes”, siç njihet në historikun e burgjeve botërore, ku ajri dhe uji ishin me racion, kurse uria e dajaku ishin normë”! Prandaj, duhet pritur, se çfarë do të rezultojë nga rrjedha e procesit hetimor dhe atij gjyqësor. Megjithatë, “vrasjet e ushtarakëve të FARK-ut dhe të veprimtarëve të LDK-së, nuk i kanë bërë jashtëtokësorët”, – thoshte, në cilësinë e shtetarit të parë, presidenti i Republikës të​ Kosovës, Fatmir Sejdiu.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zelensky, deputetëve britanikë: Lufta jonë është sikur lufta kundër nazistëve

Story i radhës

Kastrioti ka strategjinë se si ndalet Prishtina!?

Të fundit nga