Fenomeni La Niña po dobësohet mbi Paqësorin ekuatorial, duke treguar se El Niño mund të afrohet gjatë verës 2026 dhe të konsolidohet deri në vjeshtë.
Ky ndryshim i sistemit klimatik ENSO ka ndikime globale, përfshirë Europën dhe Ballkanin. Sipas Severe Weather gjatë pjesës së parë të këtij viti ndikimi i La Niñës do të vazhdojë, duke sjellë temperatura më të buta dhe mot relativisht të qëndrueshëm në Europën Perëndimore dhe Qendrore.
Ndryshimi kryesor pritet vetëm në gjysmën e dytë të vitit. Të gjitha modelet sezonale pohojnë se La Niña do të përfundojë relativisht shpejt, dhe se fenomeni El Niño mund të fillojë që gjatë verës. Për Europën, El Niño zakonisht sjell ndryshime më të theksuara në qarkullimin mbi Atlantikun e Veriut.
Të dhënat historike tregojnë se dimrat e tij shpesh karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme të motit, stuhi më të ashpra dhe kontraste më të mëdha temperaturash. Një element veçanërisht i rëndësishëm është se gjatë dimrit me El Niño shpesh formohet një “korridor i ajrit të ftohtë”, që mund të shtrihet nga pjesa jugore e Mbretërisë së Bashkuar, përmes Europës Qendrore, deri në juglindje të kontinentit.
Dhe për Ballkanin, afrimi i tij nënkupton një dimër më të ashpër vitin që vjen me mundësi më të mëdha për borë në brendësi të vendit, ndryshime më të shpeshta midis periudhave më të ngrohta dhe më të ftohta, si dhe situata cikloni, më të theksuara mbi detin Adriatik, teksa stabiliteti i gjatë ka gjasë t`ia lërë vendin ndryshimeve të papritura të motit.
Top Channel
Burimi: top channel


