Largimi i Dybalas, konfirmohet edhe nga drejtori i Juventusit

March 22, 2022
1 minut lexim

Paulo Dybala do të largohet nga Juventusi gjatë afatit kalimtar të verës. Kjo tanimë është konfirmuar edhe nga drejtori ekzekutiv i klubit, Maurizio Arrivabene.

Sulmuesi argjentinas nuk do të nënshkruajë kontratë të re me “Zonjën e Vjetër” dhe do të largohet si lojtar i lirë.

“Ndryshimi më i rëndësishëm është se Juventusi nuk ka rinovuar kontratën me Paulo Dybala. Me blerjet e bëra në janar, me ardhjen e Vlahovicit, pozicioni i Paulos nuk ishte më në qendër të projektit. Prandaj preferohej ky lloj vendimi”, tha Arrivabene

“Parametrat ishin të ndryshëm, unë kisha folur tashmë për këtë, askush nuk e ka vënë në dyshim aftësinë e Paulos. Ne i bëmë zgjedhjet tona në janar, arritëm këtu. Do të kishte qenë e lehtë për Juventusin të bënte një ofertë të ulët, por do të kishte qenë mungesë respekti ndaj Paulos. Vendimi është marrë. Takimi i sotëm ishte miqësor, i qartë dhe me respekt”, shtoi drejtori i klubit italian.

Dybala tani ka disa muaj për të planifikuar të ardhmen e tij përpara së të largohet nga “Allianz Stadium”. 

28-vjeçari ka qenë shumë i lidhur me një transferim te Interi. Por, një transferim në Spanjë apo Angli nuk përjashtohet gjithashtu.

Barcelona, Tottenham Hotspur, Liverpool e Manchester United thuhet se janë klubet e interesuara për shërbimet e ish-futbollistit të Palermos

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Konfirmohet edhe nga Biden!

Story i radhës

Era Istrefi shfaqet ndryshe në fotot e fundit

Të fundit nga

Ronaldo nuk ndalet

Cristiano Ronaldo nuk ndalet! Al Nassr i Stefano Piolit fluturon në krahët e një CR7 të pandalshëm! Një dopietë nga Cristiano Ronaldo zgjidh gjithçka. Al Nassr i Stefano Piolit fluturon në krahët
ShkoLartë