​Lampard flet si trajner i Evertonit: Ja çfarë do t’iu them lojtarëve në takimin e parë

January 31, 2022
1 minut lexim

Evertoni sot e ka emëruar Frank Lampardin si trajner të ri të skuadrës për ta pasuar spanjollin Rafael Benitez.

Ish-mesfushori anglez ka rënë dakord për një kontratë dyvjeçare e gjysmë, deri në qershor të vitit 2024 dhe do të marrë drejtimin e ekipit të parë për ndeshjen e raundit të katërt të FA Cup kundër Brentfordit në “Goodison Park” të shtunën më 5 shkurt.

Me rastin e prezantimit të tij, Lampard tha se është nder dhe privilegj i madh për ta drejtuar një klub si Evertoni.

“Është një nder i madh për mua të përfaqësoj dhe drejtoj një klub me madhësinë dhe traditën e klubit të futbollit Evertoni. Unë jam shumë i uritur dhe mezi pres të fillojë. Pasi fola me pronarin, kryetarin dhe bordin, ndjeva shumë pasionin dhe ambicien e tyre. Shpresoj se ata e kanë ndjerë ambicien time dhe atë se sa shumë dua të punoj për ta ndihmuar këtë klub”, tha Lampard.

“Ju mund të ndjeni pasionin që tifozët e Evertonit kanë për klubin e tyre. Kjo do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme. Unë mendoj se Evertoni është një klub unik në atë se çfarë duan të shohin tifozët. Gjëja e parë që ata duan është lufta dhe dëshira dhe kjo duhet të jetë gjithmonë baza jonë”, vazhdoi anglezi.

“Mesazhi im i parë për lojtarët do të jetë se ne duhet ta bëjmë këtë së bashku. Ne do të përpiqemi të bëjmë punën tonë dhe e di që tifozët do të jenë aty duke na mbështetur”, tha në fund ai.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Donaldi emocionohet dhe përlotet kur dëgjon këngën që Beatrix ia dedikoi atij

Story i radhës

Zjarr në zonën mes Llogarasë dhe Dhërmiut, dyshohet i qëllimshëm

Të fundit nga

ShkoLartë