Donaldi emocionohet dhe përlotet kur dëgjon këngën që Beatrix ia dedikoi atij

min lexim

Pak ditë pas eliminimit nga Big Brother VIP, Beatrix Ramosaj finalizoi këngën më të re.

“Faj” mban titullin projekti i ri muzikor i këngëtares së njohur të cilin ia dedikoi partnerit të saj aktorit, Donald Veshaj dhe rrugëtimit të saj në shtëpinë e Big Brother VIP.

Lidhja e tyre e cila u paragjykua nga publiku për shkak të rrethanave në të cilat lindi, u përshkrua në baladën e Beatrix e cila tha se kjo ishte ana e saj e historisë.

Pas disa ditësh lansim, sot për herë të parë kënga u lëshua në shtëpinë e Big Brother VIP, e që u prit me reagime dhe emocione nga të gjithë banorët disa prej të cilëve u përlotën.

Ishte Donaldi ai që gjithashtu e priti me shumë emocione ndërsa edhe qajti teksa dëgjoi këngën që Beatrix ia kushtoi atij.

Reagimin e aktorit e ka shpërndarë në InstaStory në Instagramit të saj edhe Beatrix me mbishkrimin: Edhe pak ditë.

Kujtojmë që lidhja e Beatrix me Donaldin u komentua dhe u paragjykua për faktin se aktori më parë ishte në një romancë me moderatoren, Bora Zemani, me të cilën pati një takim romantik në ditët e para të BB VIP dhe mendohej si një ribashkim i tyre.

Ndryshe, kënga “Faj” brenda pak ditësh ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube. 

Image

Postimi i Beatrix

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Fajin e ka “sovrani”

Story i radhës

​Lampard flet si trajner i Evertonit: Ja çfarë do t’iu them lojtarëve në takimin e parë

Të fundit nga